LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka që baxhanaku i tij të mos shpallet person në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se Rama është i frikësuar nga dosjet hetimore dhe se emri i kryeministrit shfaqet pas aferave të mëdha si AKSHI dhe tendera të tjerë publikë.

8 Janar 2026, 12:58 Nga I.A
Berisha: Edi Rama po bën gjithçka që baxhanaku i tij të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur familjarët e tij nga ndjekja penale. Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se Rama është i frikësuar nga dosjet hetimore dhe se emri i kryeministrit shfaqet pas aferave të mëdha si AKSHI dhe tendera të tjerë publikë.

Sipas Berishës, Rama po ushtron presion të fortë edhe ndaj prokurorisë për çështjen e AKSHI-t, me qëllim mbrojtjen e baxhanakut të tij, Armando Frangu. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen për, sipas tij, çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e një klani mafioz të rrezikshëm.

"E vërteta është që Edi Rama është i tmerruar nga dosja e tij. Në çdo rresht të dosjes Balluku, Edi Rama lexon emrin e tij. Në çdo rresht të aeroportit të Vlorës, tunelit të Llogarasë, unazës së Madhe dhe tenderave të tjera, de facto prapa Lubisë është Edi Rama. Ndaj dhe ai po bën gjithçka që të bllokojë drejtësinë dhe kërkesën e saj. Ai përdori Gjykatën Kushtetuese në funksion të narko-shtetit, interesave të tij mafioze.

Në një akt të pashembullt, kjo gjykatë mori pushtetet e gjykatave të tjera për masat e sigurisë dhe i hoqi Lubi Ballukut masën e sigurisë duke i krijuar asaj të gjitha mundësitë për falsifikimin, shkatërrimin e dokumenteve që e inkriminojnë atë në çdo orë të aktivitetit të saj. Po kështu Edi Rama po bën presionin më të madh ndaj prokurorisë për AKSHI-n, për Lindën e AKSHI-t, pas të cilës dihet se qëndron Linda e Surrelit. Po bën çdo lloj presioni në mënyrë që baxhanaku i tij, Armando Frangu, kunati i floririt i Lindës së Surrelit, të mos shpallet në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda.

Të gjitha ndodhitë e AKSHI-t, për të cilin ky tha se kishte respektin maksimal për Lindën e AKSHI-t, Linda e AKSHit ishte për të njeriu i respektit maksimal, pacaka se para syve të saj janë marrë pengje, janë zhdukur qindra e qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptare, që të gjitha në funksion të familjes Rama të Surrelit, që të gjitha pa përjashtim në funksion të Armando Frangut.

Pra, Rama tani nuk ka asnjë interes për asnjë qytetar tjetër në Shqipëri përveç Lindës së tij, Armando Frangut dhe familjes së tij. Dënoj këto qëndrime me forcën më të madhe u bëj thirrje qytetarëve të angazhohemi për të nxjerrë sa më shpejt Shqipërinë nga kthetrat e këtij klani mafioz të rrezikshëm, aktualisht më i rrezikshmi në Europë dhe ndër më të rrezikshmit në botë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj