LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Egli Proga është hero! Kjo është një vrasje shtetërore, kurse Rama po i vërsul shtetin gazetarëve pse zbardhën të vërtetën

Ai shtoi se pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. 

14 Gusht 2024, 21:24 Nga N.F
Berisha: Egli Proga është hero! Kjo është një vrasje
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Ai shtoi se pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. Berisha shtoi se Proga është një hero dhe se kjo një vrasje shtetërore, kurse Rama po i vërsul shtetin gazetarëve pse zbardhën të vërtetën.

"Po pse mediat paskan interes dhe sot bashkë me kryepolicin e tij, Met Rrumbullaku, vunë në shënjestër median. Sigurisht mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.


Po pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. Sherr banal se nuk pranoi të jepte gjobën? Hero i vërtetë i shqiptarëve, i familjes së tyre. Mënyra se si silleni, del qartë se kjo është një vrasje shtetërore. E kapi policia, kur ai u dorëzua vetë kur i doli emri në të katër anët e Pogradecit. U dorëzua vetë kur doli se i kishte kërkuar xhiron e ditës të ndjerit, heroit të familjes së tij.


Pra, e paskan fajin gazetarët që u thonë shqiptarëve të vërtetat që i fsheh dhe i rrumbullakos Edi Rama me rrumbullakët e tij. Çdo qytetar shqiptar duhet të dijë se Egli që u vra se nuk dha gjobën është i disati qytetar, biznesmen. Në vend që kjo të shqetësojë shtetin, e vërsul atë kundër gazetarëve, kundër qytetarëve, vetëm e vetëm se është narkoshtet dhe nuk ka normë dhe moral. Bën gjithçka për të fshehur krimet e tij, krimet e sojit të tij, sojit të Rilindjes," tha ai. 

Berisha më tej shtoi se në krye të piramidës së drejtësisë qëndron nëna e një vrasësi. Ai më tej shtoi se ky është narkoshteti.

"Të dashur miq, a nuk ndodhi një vit më parë në Vlorë, gjobëvënësi i anëtares së KLP-së, që i kishte premtuar biznesmenit marrëveshje me mamanë e tij për vendimin, i mori jetën para kamerave. Ku është sot Korba Sahiti? Korba Sahiti është në KLP. A ka hetim, a ka standard në këtë botë? I biri i mori jetën tjetrit, kurse Korba e Vrasësit rri në KLP.


A ka turp, a ka drejtësi, a ka moral? Ky është narkoshteti! A ndodh në botë që të qëndrojë në krye të piramidës së drejtësisë nëna e një vrasësi? Jo vetëm kaq, por vrasësi mund të jetë i lirë sot sepse ia zbutën. Çfarë tregojnë këto? Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë së re miq. Kjo është drejtësia e narkoshtetit. Vrasjen për gjoba i quan grindje për motive të dobëta. I quan vrasje pa dashje. Qytetarë dhe qytetare, jeta e asnjë njeriu të ndershëm në këtë vend nuk është e sigurt.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë me protesta të fuqishme. Ditën e enjte para bashkisë së Tiranës, të premten në Thumanë, të tjerat në Pogradec, në Maliq, në Lushnje, në mbarë Shqipërinë. Shqipëria në protestë është rruga e drejtë, është rruga e fitores, rruga e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.

berisha rama egli proga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj