LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Që të zbardhet afera, Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kusht për zbardhjen e aferës së inceneratorit të sekuestruar të Tiranës është që ish-deputeti Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë.

10 Gusht 2023, 12:47 Nga k.m.
Inceneratori i Tiranës, Berisha: Që të zbardhet afera, Alqi
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur sërish sot për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kusht për zbardhjen e aferës së inceneratorit të sekuestruar të Tiranës është që ish-deputeti Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë. Më pas, shtoi se nesër do të zbardhë edhe detaje të tjera lidhur me afërën që po hetohet nga SPAK.

“Që ky problem të zbardhet deri në fund deklaroj se një kusht i tillë mund të bëhet nëse Bllako ose Etleva Kondi merren si të penduar të drejtësisë,”- tha ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat.

FJALA E PLOTË:

Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet e tij mafioze dhe të tjera dhe kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë, ose së paku si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Në këtë kuadër, burime të ndryshme shpehen se ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë. Dua të theksoj që në fillim se këto qëndrime përbëjnë vepër të re, të veçantë penale, për të cilat ai do të bëhet përgjegjës gjer më një, krahas përgjegjësive të rënda ligjore dhe penale që mban si njeriu më kryesor i djegësit të Tiranës. Të pretendosh se je viktimë, apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri, do të thotë të tallesh, jo vetëm me veten tënde, por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar. Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës, i cili për të çelë dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga strategji depozitim-seleksionim-riciklim dhe zgjerim i landfillit, në djegie me koncesion me inceneratorin e Tiranës. Askush, as Klodian Zoto, as Mirel Rama, pra Edi Rama nuk mund të vendoste dhe ti diktonte një vendim të tillë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Erion Veliaj, duhet të them këtu se, përveç përmbysjes së strategjisë ka pasur rol kryesor të dhënies me koncesion privat, të djegieve të mbetjeve të Tiranës, gjë që ndryshonte në mënyrë substanciale nga Fieri dhe Elbasani të cilat ishin prokurorime publike të objekteve me çelësa në dorës. Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 mln euro, i cili duhet të ndërtohej i tëri me paratë e koncensionarit, por që më vonë u kalua se do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në 30 vite do ti paguanin kompanisë së Erion Velisë, djegësit të Tiranës nga 680 milionë, në 750 milionë euro. Janë përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesioneve që kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së Erion Velaijt, 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund mbi dhe, përveç se në kokën e Erion Veliajt. Është Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj pra autorët e bonusit famëzi të një ndërmarrje që nuk ekzistonte. Është Erion Veliaj që me 5 shkresa radhazi, ka insistuar përmes Alqi Bllakos pranë Ministrisë së Financave për leverdisshmërinë e ndërtimit të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj. 4 herë me radhë kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave. Herën e 5-të është pranuar, por pasi Erion Velaij ka paraqitur një vendim të falsifikuar në emër të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, se ato do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, djegësin e Tiranës.  

Është Erion Veliaj jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës, ai që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, se bashkia e Tiranës do të paguante 91 mln euro në vit për djegësin e Erion Velaijt. Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim. Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte as një kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës. Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë. Këtu unë jam për të informuar shqiptarët se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt. Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria. Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt. Së fundi për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, unë deklaroj se një kusht i tillë, mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako, ose Etleva Kondi, merren si të penduar të drejtësisë.

sali berisha afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj