LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çështjet e shëndetit janë çështje emergjence për këtë komb! Prandaj duhet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira

Berisha duke folur nga balloni i banesës u shpreh se shqiptarët me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Sipas tij çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive. 

25 Qershor 2024, 20:44 Nga N.F
 
Berisha: Çështjet e shëndetit janë çështje
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha duke folur nga balloni i banesës u shpreh se shqiptarët me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Sipas tij çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive. 

Berisha shtoi se Rama dhe Odeta tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5. Ai tha se ata shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale. Sipas Berishës është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie dhe krijimi i  qeverisë teknike.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, çfarë u ndodhi shqiptarëve me shëndetësinë falas? Shqiptarëve me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60 përqind për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Po pse? Po çdo gjë vidhet nga ministria e antishëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive. A e dini ju se nga Kovidi për shkak të vjedhjes së qindra milionë eurove me tendera të fshehtë nga ajo zonja që meriton të quhet Zonja Vdekje, a e dini ju se ne patëm dy herë më shumë vdekje se Kosova. Dy herë më shumë vdekje se Maqedonia.

U ngjitëm në çatinë e botës për vdekjet nga Kovidi. Po pse? Se Rama dhe Odeta bënin tendera sekrete, tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5. Se blinin me çmime stratosferike për të ndarë paratë. Se e shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale. A e dini se ajo situatë ekziston sot në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Po, po!
Për arsye se kur vjedh ministrja, kur vjedh kryeministri, kur vjedh drejtori, të tjerët ndjekin rrugën e tyre.


A janë bërë sot çështjet e shëndetit, çështje emergjence për këtë komb? Sigurisht, për ata që janë të shëndetshëm, nuk janë. Për ata që nuk kanë të sëmurë, nuk janë. Por për çdo familje që ka të sëmurë, sot problemet e shëndetit janë problemet më të mprehta, më të dhimbshme, më dramatike se në çdo vend tjetër. Edhe në këtë kontekst është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie. Qeveria teknike, zgjedhjet e lira, zgjedhjet e ndershme, opozita në pushtet.

berisha qeveri teknike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj