LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët në protestë më 24 janar: Të krijojmë një front të vërtetë opozitar për të përmbysur narko-diktaturën

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme deklaroi se viti 2026 do të jetë “viti i përmbysjes së diktaturave”, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një regjim autokratik dhe kleptokratik. • Berisha u shpreh se asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për liri dhe se edhe në Shqipëri po vjen momenti i ndryshimit. • Berisha akuzoi Edi Ramën për përpjekje për grusht shteti dhe për bllokim të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se qeveria mbahet në këmbë nga mashtrimi, propaganda dhe korrupsioni. Sipas kryedemokratit, qytetarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin që meriton ky regjim. • Ai gjithashtu u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, intelektualëve dhe të rinjve që të bashkohen në një front të vërtetë opozitar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narko-diktaturë”. • Lideri i opozitës theksoi se protestat do të jenë paqësore, por të vendosura, dhe se opozita do të bëjë gjithçka për një kryengritje qytetare kundër korrupsionit, varfërisë dhe kapjes së shtetit. • Berisha e mbylli fjalën me thirrje për unitet, guxim dhe angazhim qytetar, duke deklaruar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe me kërkesën për ndryshim rrënjësor.

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protestuesit “veshin” Ramën me kostumin e Maduros gjatë arrestimit, çfarë nuk u pa nga foltorja e PD-së

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët
Edi Rama

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot "Foltoren" përpara kryeministrisë. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte një figurë e re prej kartoni që paraqiti kryeministrin Edi Rama, të veshur si Nicolas Maduro, gjatë momentit të arrestimit. Krahas Ramës ishin edhe disa nga socialistët e tjerë. 

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët

Në tubim morën pjesë anëtarë të Partisë Demokratike, deputetë, mbështetës dhe kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, intelektualëve dhe të rinjve që të bashkohen në një front të vërtetë opozitar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narko-diktaturë”.

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët

Lideri i opozitës theksoi se protestat do të jenë paqësore, por të vendosura, dhe se opozita do të bëjë gjithçka për një kryengritje qytetare kundër korrupsionit, varfërisë dhe kapjes së shtetit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Berisha fton qytetarët në protestë më 24 janar: Të krijojmë një front të vërtetë opozitar për të përmbysur narko-diktaturën

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, intelektualëve dhe të rinjve që të bashkohen në një front të vërtetë opozitar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narko-diktaturë”.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren para kryeministrisë, ai theksoi se protestat do të jenë paqësore, por të vendosura, dhe se opozita do të bëjë gjithçka për një kryengritje qytetare kundër korrupsionit, varfërisë dhe kapjes së shtetit.

Berisha e mbylli fjalën me thirrje për unitet, guxim dhe angazhim qytetar, duke deklaruar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe me kërkesën për ndryshim rrënjësor.

"Të dashur miq, opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës. Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës. Ndaj dhe me 24, të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve, vizionin ne tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar.

Të dashur miq, këto ditë që na ndajnë është jetike që secili prej nesh të ulet rrafsh, të bisedojë me çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike. Të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektual, pavarësisht nga qëndrimet e tij, të dalë nga konformizmi, të harrojë se konformizmi është sëmundja më e tmerrshme e një intelektuali.
Se konformizmi nuk i lejon atij të përmbushë misionin e madh para qytetarëve, para popullit të tij.

Të bëjmë gjithçka për një front të vërtetë opozitar, i cili të përmbysë diktaturën e autokratit, e kleptokratit, Edi Rama, narkodiktatorit të parë dhe të vetëm në Europë. I bëj thirrje të rinjve të ngrihen në lartësinë e misionit të shenjtë, hyjnor. Gjenerata e tyre është gjenerata e misioneve të mëdha. Gjenerata e tyre po përbys diktatura dhe epoka. Ndaj dhe ftoj çdo të ri të këtij vendi të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij dhe me guximin, energjinë të bëjë çdo gjë për largimin e këtij regjimi armiqësor ndaj shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore"/ Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do bëjë gjithçka për një kryengritje paqësore. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Lideri i opozitës tha çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale dhe çdo ditë vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

Në fund, Berisha tha se duhet bërë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës dhe do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë e të aftë. 

"Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale. Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës. Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.

Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë. Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Rroftë Shqipëria. Rrofshi ju. Rrofshin shqiptarët." tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Edi Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha: Ky është viti i përmbysjes së diktaturave

"Rama do ketë fatin që meriton"/ Berisha fton qytetarët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama do ketë fatin që meriton. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është viti i përmbysjes së diktaturave. Berisha tha se asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë.

Lideri i opozitës u shpreh se regjimi mbahet në këmbë me mashtrime, propagandë dhe me trillime, ndaj qytetarët do t'i jap fundin që meriton. Në fund, Berisha tha se Edi Rama po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve të pamposhtur në këtë shesh, që përcillni nga ky shesh, nga ky bulevard mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores në të katër anët e Shqipërisë. Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave. Si viti kur popujt e autokracive arritën t’i përmbytin njëra pas tjetrës ato. Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores.

Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë. Asgjë nuk mund të ndalë vrullin e tyre, guximin e tyre, hovin e tyre, pa triumfuar. Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim. Sepse besojmë në idealet tona të drejta. Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti. Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë. Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve.

Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime. Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton. Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit. Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë. Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju. Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton.“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltorja parakryeministrise partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj