LIVE UPDATES
Politike

Berisha garanton aleatët: Do përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor që e konsiderojmë më të dobishmin

Berisha theksoi se nga viti 1991 deri sot, Shqipëria ka përdorur sisteme të ndryshme zgjedhore, nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar, deri te sistemi rajonal dhe se PD, së bashku me PS, ka pasur një rol kryesor në përcaktimin e tyre.

5 Dhjetor 2025, 12:04 Nga I.A
Berisha garanton aleatët: Do përcaktojmë së bashku sistemin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka garantuar aleatët e Partisë Demokratike se PD do të marrë pjesë në përcaktimin e sistemit zgjedhor në bashkëpunim me partnerët politikë. Në një deklaratë për media të mbajtur sot, Berisha tha se PD-ja synon që të zgjedhet modeli që konsiderohet më i dobishëm për procesin demokratik në Shqipëri.

Berisha theksoi se nga viti 1991 deri sot, Shqipëria ka përdorur sisteme të ndryshme zgjedhore, nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar, deri te sistemi rajonal dhe se PD, së bashku me PS, ka pasur një rol kryesor në përcaktimin e tyre. Ai shtoi se në këtë moment PD do të sigurojë që vendimi për sistemin zgjedhor të merret në bashkëpunim dhe me konsensus me aleatët politikë, pa imponime të njëanshme.

"Më konkretisht, nga viti 1991 gjer sot, Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar. Së fundmi rajonal. Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore. Por në këtë situatë, unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin. Pra, pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju. Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët. Ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avoketërit e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri.

Duke mos harruar kurrë një gjë, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Të gjitha ata që mendojnë ndryshe, ose kanë mungesë të kulturës elektorale ligjore, se nuk është mëkat të mos e kesh, ose pastaj janë me dashje ose pa dashje avoketër të një farsë që realizon Edi Rama. Ju i dëgjoni sot se si akuzojnë popullin, si akuzojnë partitë. Nuk e ka fajin Edi Rama dhe regjimi, po e ka fajin opozita që nuk i frymëzon njerëzit si në Rumani dhe në Bullgari. Më duhet t’u them këtyre altoparlantëve të Edi Ramës, ose kriptoramistëve, se Rumania dhe Bullgaria janë vende të lira, se në Rumani dhe Bullgari nuk humbasin vendet e punës njerëzit nëse kanë bindje të ndryshme. Se Rumania dhe Bullgaria ka pasur raste që në një vit kanë zhvilluar dy ose tre palë zgjedhje dhe kanë ndryshuar qeverinë.

Kurse ky pasardhësi i Kristaq Ramës nuk e lëshon pushtetin. Shikoni se çfarë bën. Është kapur në flagrancë hajdut me tunelin e Llogarasë, ka marrë zëvendëskryeministren në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 milionë euro si fillim dhe tani mashtron siç është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Hajduti i certifikuar pezullohet dhe arrestohet, burgoset kudo në botë. Qoftë ai ministër, qoftë kryeministër, qoftë president. Kjo është e vërteta dhe ky do të na mbushë mendjen ne se cenohet Kushtetuta. Njeriu që u garantoj unë ju, se ato 50 milionë, janë ndoshta një e 50-ta e atyre që ka vjedhur ajo. Dhe që i ka shpërdoruar me Edi Ramën të gjitha. Se ajo ka qenë këmisha e Edi Ramës në kuptimin figurativ. Se ai ua thoshte vetë atyre të tjerëve se vetëm kjo më kryen punë mua. Se kjo ia zbatonte të gjitha. Dhe tani ushtron terror mbi Gjykatën Kushtetuese që ta mbrojë me çdo kusht," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj