All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha garanton studentët e mjekësisë: Do zbatojmë pikë për pikë Paktin për Universitetin

Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Mjekësisë këtë të premte theksoi se do të zbatohet pikë për pikë, pakti për Universitetin në vend.

25 Prill 2025, 12:53 Nga I.A
Berisha garanton studentët e mjekësisë: Do zbatojmë
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë Demokratike ka paraqitur gjatë një takimi me studentët e mjekësisë, programin qeverises së koalicionit PD-ASHM. Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Mjekësisë këtë të premte theksoi se do të zbatohet pikë për pikë, pakti për Universitetin në vend. Më tej në fjalën e tij, Berisha premtoi një transformim të thellë të sistemit shëndetësor për t’i dhënë qytetarëve një shërbim dinjitoz dhe cilësor.

"Unë u falënderoj shumë për ndërhyrjet që bëtë. Para se të ndalem tek ato, kam një mesazh për ju dhe studentët. Ju në vitin 2018 bëtë një lëvizje historike, arritët një pakt me njeriun që nuk ka as pakt, as marrëveshje. Sot dua të garantoj çdo student të universitetit se ai pakt do zbatohet pikë për pikë nga qeveria e ardhshme sepse ai pakt ishte shumë i drejtë. Ai pakt nuk synonte asgjë tjetër veçse t’u jepte universiteteve të gjithë fizionominë e vërtetë të botës akademike. Tani, rikthehemi tek takimi ynë. Ligji që miratoi qeveria është një ligj antidemokratik, antikushtetues dhe ai ligj do anulohet javën e parë në mbledhjen e parë të qeverisë. Nuk mund të ketë ligj që t’u detyrojë ju të riktheni aq e kaq apo të shkoni... ky është një diskriminim në themel që bëjnë vetëm njerëzit që u lejohet të bëjnë gjithçka pavarësisht nga Kushtetuta, nga ligjet, nga sistemi demokratik.

Ai është një ligj i papranueshëm dhe ne e hedhim poshtë që në mbledhjen e parë të qeverisë. Nuk pritet as Strasburgu, as vendimi, ai është një ligj që Shqipëria duhet të ndahet prej tij. Në karrierën time të gjatë prej 32 vitesh në politikë mund të them se kësaj here më ndikon më shumë se kurrë në qëndrimet e mia. Më ndikon më shumë se kurrë sepse kur shoh që lihen fëmijët me dy vakte ushqim dhe jam i vetëdijshëm se çfarë pasojash të dëmshme ka për ta, për trurin e tyre, për zhvillimin e tyre. Kur shoh se lihen të sëmurët pa mjekim dhe lihen në kthetrat e vdekjes sepse sëmundjet janë të pamëshira. Kur shoh se aparaturat lihen të prishura vetëm e vetëm që të shkojnë tek privati dhe të ndajnë paratë me privatin ata që i mbajnë ashtu. Unë natyrisht e ndjej veten në një mision të frymëzuar edhe nga profesioni im i mjekut. Duhet të bëjmë gjithçka. Nuk është një betejë kjo për pushtetin tim, kjo është betejë për një mision. Sepse në këtë mënyrë siç po ecim ne, ne po rrokullisemi në hone të papranueshme.

Nuk ka pasur mungesë ilaçesh për të sëmurë me neoplazira. Nuk mund të kishte. Njëherë më dërguan një letër dy vajza nga Lushnja, më thonë se ishin me talasemi dhe mbanin shiringa në abdomen, një infuzion i vazhdueshëm. Ka dalë një ilaç që ishte i kushtueshëm. Ne e morëm atë ilaç për to. Shoqëria nuk mund të lërë një njeri pa e ndihmuar dhe nuk mund të diskutoheshin mjetet, ilaçet për sëmundjet neoplazike. Dhe nuk do diskutohen. Në këtë aspekt, Shqipëria është shndërruar për një pjesë, në një spital dhimbjesh. Kështu që pa diskutim kam një frymëzim nga ai profesion. Dhe është profesion që duhet të frymëzojë njeriun gjithmonë.
Nuk e kam nga pushteti, por është mision ky. Dhe t’u them një gjë këtu, ky program sado që duket se mund të ketë ekzagjerime, është gjithçka reale. Ne paratë që marrim nga qytetarët, do ua kthejmë më së pari qytetarëve. Vetëm atyre. Pensione, rroga, ilaçe, spitale, ndihmë. Pastaj do i ndajmë për sektorë të tjerë. Çdo qeveri e përgjegjshme bën vetëm këtë.

Pensionisti malazez merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë. Pensionisti shqiptar merrte 143 mijë lekë. Sot malazezi merr 450 mijë lekë. Pse i merr? Sepse qeveria e Malit të Zi, duke e ditur se çdo vit rriten çmimet, ndante çdo vit pjesën për pensionistët. A është Shqipëria kjo? Jo, Shqipëria ka mundësi të mëdha. Këta i vjedhin. Këta kanë zhdukur në rrugë dhe pllakat e shesheve të qyteteve 12 miliardë euro, të cilat kurrë nuk kushtojnë më shumë se 2.3 miliardë euro. Nuk kanë këta asnjë kufi. E dëgjuat kur tha, 8 miliardë, la për pensionistët 16 milionë. Ne kishim çuar ligjin për minimumin jetik, ky tha jo, se biem në humnerë. Si bie në humnerë? Në 8 miliardë? Ti tregon së pari se këta njerëz i shumëzon me zero. Së dyti se ke zero ide për buxhetin dhe mendon vetëm për vjedhjet. Pra, këto marrin fund dhe kjo situatë ndryshon me shpejtësi 100 ditët e para. Në 100 ditët e para do kemi axhendën më intensive për të frenuar këtë rënie dhe për të nisur ngjitjen përpara. Pa diskutim që tarifat, ju garantoj se do jenë jo më shumë se një e katërta e këtyre që janë sot. Ju keni tarifat më të larta në Europë. Po, janë dy vende që nominalisht i kanë më të larta, Anglia dhe Holanda. Por po t’i bësh me rroga, edhe ato i kanë më të ulëta se ju.

Nuk mund të jetë tarifa siç i ka ky. Jo. Tarifat do pjesëtohen me katër. Dhe ato janë objekt korrupsioni. Laboratorët janë të domosdoshëm. Ne investuam, por u siguroj që do harrohen ato investime me atë që do bëjmë ne. Do u pajisim me laboratorët më moderne, jo vetëm në mjekësi. Ke shtruar një problem shumë të drejtë, kërkimi shkencor. Ka një involucion të frikshëm. Unë që flas me ju këtu, në vit të katërt dhe të pestë të fakultetit, absolutisht dy vite rresht, me të ndjerin profesor Bajram Preza, kam bërë eksperimente në qindra lepuj duke provuar efektet e substancave që përdoren në bujqësi. Këto studime unë i kam paraqitur në kongresin ndërkombëtar në Milano në vitin 1977. U kam dërguar punimin dhe ekstraktin, e kanë pranuar. Ato ishin punime të viteve të mia studentore. Është i domosdoshëm angazhimi i studentëve në veprimtari kërkimore shkencore. Nuk është aspak luks, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta bërë atë një gjahtar të të vërtetës. Kërkimin shkencor pothuajse e kanë shuar.

Që pedagogu juaj të bëjë një kërkim shkencor duhet të marrë leje në Ministri të Arsimit. As në diktaturë nuk ndodhte kjo. Këta i kanë shndërruar universitetet në qendra mësimdhënie. Po universiteti pa kërkim shkencor është një lis që vetëm thahet. Nuk mund të ketë më specializime pa pagesë. Ta harrojë kush këtë. Është punë që duhet paguar. Është gjëja më absurde. Kjo është një gjë shumë e rëndë, shkel çdo kod, kod pune, kod moral. Kjo merr fund, nuk mund të ketë specializime pa pagesë. Ka pasur dhe sërish do ketë specializime të mbështetur nga shteti, nga spitali, nga fakulteti. Ne i rikthehemi kësaj. Nuk ekziston meritokracia në asgjë. Tani kur merr Ogertën, arkëtaren e Edi Ramës në bashki dhe e bën ministre shëndetësie. Dhe pasi bën një katsatrofë, e çon në arsim. Dhe asaj që drejton arsimin, të shohësh kurrikulën e saj, studenti më i dobët në 30 vite ka qenë ajo.

Realisht. Unë nuk them të mos kishte një punë, por ministre arsimi nuk mund të ishte. Këta nuk kanë asnjë nocion, asnjë koncept as për arsimin, as për shëndetësinë. Këta janë klubi i hajdutëve të Edi Ramës, me të cilët ai zhvilloi modelin e vjedhjeve në bashki dhe e transferoi në qeveri. Këto portalet i kanë shndërruar në kurthe të paimagjinueshme. Portali mësues për Shqipërinë është portal mësues për partinë. Është thjesht një kurth për të parë kush po aplikon dhe si t’i gjobisim, si t’i zhvasim. Shqetësimi është shumë i drejtë për lëndët klinike dhe për praktikat klinike. Tirana nuk ka mungesë shtetërish, Tirana ka potencialet e saj për të garantuar zhvillimin e praktikave tuaja në klinikë. Por ndoshta duhen kontrata me spitalet, të cilat qeveria do i kërkojë. Dyert e spitaleve duhet të jenë të hapura për ju. Kjo është e domosdoshme për formimin tuaj dhe formimin e mjekëve. Asnjë lloj komenti, aq më tepër kur ne do hapim një fakultet të dytë. Do të shohim ku do e hapim. Por një fakultet i dytë është i domosdoshëm për të kapur vakuumin që krijohet në dekadat që vijnë për shkak të largimit masiv të mjekëve.

Tani, për ta mbyllur. Natyrisht kjo rënie është rënie dramatike dhe shumë e dhimbshme, por është plotësisht e adresueshme. Është plotësisht e mundur që me shpejtësi të ndryshojmë situatën. Nuk ka asnjë arsye përveç korrupsionit që spitalet tona të mos kenë aparaturat më moderne. Sigurisht me ktë buxhet kështu ndodh, por ne do dyfishojmë buxhetin. Ndaj dhe u siguroj se së bashku me ju, së bashku me shumicën dërrmuese të mjekëve dhe infermierëve që janë të përkushtuar, të ndershëm, të aftë, me integritet, ne do t’u japim shqiptarëve shërbimin shëndetësor që meritojnë. Dhe do e ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë," tha Berisha.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj