LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjesti që Edi Rama sot tregoi, është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatës

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se situata e tyre, është ajo e një afera korruptive dhe ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë.

11 Shkurt 2025, 15:09 Nga E. D
Berisha: Gjesti që Edi Rama sot tregoi, është simbol i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, në selinë blu, u shpreh se gjesti i Kryeministrit Edi Rama me bashkëbisedimin online me qytetarët në rrjetet sociale, tregon simbolin e shkallimit dhe tmerrin që i ka përfshirë përpara distafës së 11 majit. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se situata e tyre, është ajo e një afera korruptive dhe ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë.

"Kanditatët janë të udhëzuar të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, por një këshillë e imja është, në arsyetimin tim është që rruga më e sigurtë për regjistrimin e tyre është puna në blloqe dhe lagjet e qyteteve dhe fshatrave tona. Gjetja e tyre, lidhja telefonike, inkurajimi i tyre, nuk përjashtohen fare takimet jashtë. Secili kandidat tani, ka të drejtë të zgjedhë vet formën më të sigurtë dhe më të suksesshme. Por çdo kandidat duhet të bëjë gjithçka për garantimin e 300 emigrantëve të regjistruar.

Kjo, do të ishte një investim shumë i madh nga ana e kandidatit dhe e partisë për fitoren e ardhshme. Zonja dhe zotërinj, ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve në një situatë të ndryshme, në kuptimin e mbështetjes së madhe për PD dhe në kuptimin e programit të saj. Ju, e patë se çfarë po ndodh në krahun tjetër. Ai gjesti që Edi Rama sot tregon, është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatës. Prapëseprap, fat i madh që nuk kishte aty ndonjë ministër, apo ndonjë zonjë, se do të hante ajo grushtin në vend të tavolinës. Seç ishte një hije aty, e pashë dhe unë, po fat i madh që nuk e kapi grushti, shkoi në tavolinë.

Ndaj dhe, situata e tyre është situata e nëj organizate kriminale, tipike. Ajo që ndodhi dje, sigurisht që ai është numri 2 i partisë, por krimet e Edi Ramës dhe veprat e tij janë disa kate më lart se të Erion Velisë, duhet të themi të vërtetën, ndonëse ai i meriton të gjitha, Erion Veliaj, po Edi Rama nuk ka të krahasuar. Edi Rama me aferën e Portit të Durrësit, regjistroi një aferë përreth 4 mld euro. Është afera korruptive ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Edi Rama me koncensionet regjistron qindra e qindra milionë euro të vjedhura, të grabitura. Unë prap ju rikujtoj këtu, vetëm me CEZ-in, Edi Rama ka ndarë të paktën 600 milionë euro për të cilat CEZ-i me fatura i detyrohej palës shqiptare. Dhe jo vetëm që i fshiu këto, por i dha nga buxheti 100 milionë euro të tjera. Po të shkojmë nga viti 2014 gjer sot, ju garantoj që bëhen miliarda e miliarda. Dhe të gjitha këto i dënuan me varfëri dhe dënim qytetarët shqiptarë. Po ta dëgjonit sot ju, asnjëlloj përgjegjësie për largimin e 45% të shqiptarëve nga Shqipëria, asnjëlloj lidhje. Përkundrazi, dëshira e tij e madhe që ata të largohen," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj