Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i Opozitës u shpreh se PD do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna dhe do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre.
TIRANË- Kreu i Partisë Demoratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij në takimin me LDG për festat e fundvitit u shpreh se beteja e grave të PD-së në këtë stad është vendimtare për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës. Gjithashtu Lideri i Opozitës u shpreh se PD do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna dhe do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre.
"Ne vendosëm standardin evropian në lejet e lindjes. Vendosëm standardin ndër më të mirët që ekziston.
Por nga ana tjetër, nga viti 2009 deri në vitin 2013, numri i popullatës rritej nga viti në vit. Fëmijët qëndronin në Shqipëri, nuk largoheshin nga vatrat e tyre. Programi ynë nuk realizoi të gjithë objektivat, por unë u garantoj se programi i ardhshëm do të parashikojë objektiva të tjera në këtë barazi. Do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna. Do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre. Do parashikojë mbrojtje dhe kujdes të veçantë për nënat kryefamiljare, të cilat në shoqërinë tonë sot ndoshta janë më të shumta se kudo tjetër për kompleksitetin e arsyeve.
Do bëjmë gjithçka që talenti, aftësitë e tyre të shpalosen në interesin më të mirë të tyre në radhë të parë, të shoqërisë dhe demokracisë në këtë vend. Qëndresa juaj ka qenë epike dhe me këtë qëndresë ju ia dolët që PD të ringrihet përsëri si forca politike më e fuqishme. Ju nuk u lodhët kurrë, nuk u tërhoqët kurrë në betejën tuaj për të mbrojtur kauza të drejta. Por tani jemi në stadin e fundit të betejës tonë. Dhe beteja juaj, përkushtimi juaj, angazhimi juaj në këtë stad është vendimtar për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës me votën e shqiptarëve. Unë dua t’u rrëfej ju se meqenëse rrethohet nga një numër ministresh, Edi Rama thotë se me gratë unë e kam të zgjidhur problemin e votës.
Ndërsa të rinjtë i mohon sepse e di se me arrogancën e tij, të rinjtë pasivisht nuk e honepsin atë në asnjë mënyrë. Por unë kam besim të madh tek ju se me përkushtimin tuaj të madh, me angazhimin tuaj, me integritetin tuaj, ju do realizoni përpjekjen më të suksesshme elektorale në 32 vite. Është e një rëndësie vendimtare dhe dua t’u informoj se në mënyrë të përsëritur është e faktuar se fuqia elektorale e grave është shumë më e madhe se fuqia elektorale e burrave. Se gratë janë shumë më bindëse në fuqinë e tyre elektorale, përkushtimin e tyre elektoral se sa burrat.
Ua them këto për të kuptuar se çfarë rëndësie vendimtare ka vazhdimi nga ana e juaj e betejës, para së gjithash tek çdo vajzë, tek çdo grua shqiptare kudo që ndodhet. Para së gjithash me to. Dhe ju trokisni në çdo zemër të çdo zonje, të çdo zonjushe me një program, i cili do t’u japë përgjigjen më të shpejtë dhe më të vendosur problemeve të mprehta me të cilat një nënë, një gjyshe, një motër përballet çdo ditë. Çelësi i këtij qëndrimi është përmbysja e shpërndarjes së të ardhurave të buxhetit dhe të ardhurave kombëtare. Ne do i kthejmë ato tek qytetarët," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit me Lidhjen Demokratike të Gruas, foli edhe për barazin...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim në selinë blu me Lidhjen Demokratike t&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej mbi 1 milion euro për të mbështetur të ...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për ngjarjet e protestës së 23 dhjetorit dhe ...
foto ilustruese KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdh...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën lidhur me tragjedinë ajrore që ndodhi sot në...
Xhelal Svecla KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhe...
Plarent Ndreca TIRANA- Deputeti i Partisë Socialishte, më parë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, P...
Fran Frrokaj LEZHA- Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit ...
artan grubi SHKUP- Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskrye...