All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha publikon videon: Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile sepse është i pashpresë

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u shpreh se sulmi i policisë ndaj deputetëve dhe qytetarëve protestues tregon se Rama po kërkon përballje civile.

11 Shkurt 2026, 13:10 Nga I.A
Berisha publikon videon: Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar dhunën barbare të policisë ndaj protestuesve paqësore të opozitës një ditë më parë. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u shpreh se sulmi i policisë ndaj deputetëve dhe qytetarëve protestues tregon se Rama po kërkon përballje civile.

Berisha deklaron se goditja publike e Bledion Nallbatit dhe përpjekja për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën një krim të shëmtuar dhe një hakmarrje primitive të Edi Ramës.


"U ndaluan 25 vetë, nga të cilët 17-ve u kanë komunikuar masën e arrestit, absolutisht pa asnjë fakt. Pa asnjë fakt! Thjesht i kanë kapur për numër. Këta janë: Juel Korbi, 17 vjeç, Rei Bogdani, 16 vjeç, Orest Halilaj, 17 vjeç, Kreshnik Kastrati, 16 vjeç, Zeni Guri, 16 vjeç. Dua t’u them këtyre të rinjve se janë krenaria e mbarë kombit shqiptar. E nisin jetën politike në një betejë me të keqen e kombit të vet. Arturo Kadria, 19 vjeç, Sadri Peka, 17 vjeç, Kreshnik Çeço, 36 vjeç, Suzana Dinushi, 48 vjeç, Klodiana Bajrami, 24 vjeç, Leonid Tusha, 21 vjeç, Gjesti Velçanaku, 19 vjeç, Klajdi Subashi, 26 vjeç, Ramazan Nuki, 29 vjeç, Florian Nuku, 32 vjeç, Daniela Leka, 17 vjeç, Ernest Kapo 31 vjeç. E kanë liruar.

Heronj të vërtetë. Heronj të vërtetë të gjithë këta. U shpreh solidaritetin tim dhe të mbarë shqiptarëve. Ata janë aty si qëndrestarë dhe dënoj me forcën më të madhe urdhërarrestin ndaj qytetarëve që në përputhje me Kushtetutën po protestonin të revoltuar. I garantoj autorët e këtij arresti se drejtësia vonon, por nuk harron mbi ta. Dhe do të bjerë. Zonja dhe zotërinj, dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu deputetë të Kuvendit popullor. Ju jeni dëshmitarë se si para kamerave, u vërsulën me urdhër të veçantë, goditën dhe keqtrajtuan deputetin Bledion Nallbati, me urdhër të Edi Ramës, i cili në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po ndihmonte një të mitur që po e keqtrajtonin.
Akt politik kriminal.

Goditja publike e Bledion Nallbatit, përpjekja për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën një krim të shëmtuar, një hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj deputetit guximtar, Bledion Nallbati. Qëndrim brutal, të dhunshëm, kriminal, kanë mbajtur ndaj deputetit Zija Ismaili, doktor Zija Ismaili, i cili, edhe ai po protestonte krejtësisht në përputhje me standardet tona të revoltës paqësore. Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile. Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i cili për t’i shpëtuar ligjit nga miliardat që ka vjedhur së bashku me Lubinë, është i gatshëm të kryejë çdo veprim vetëm e vetëm t’i shpëtojë ligjin. Por unë e garantoj Edi Ramën se është absolutisht i pashpresë. Ajo kryengritje paqësore e 10 shkurtit faktoi pikërisht këtë. Edi Rama është i pashpresë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj