Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se Gjoka ka fshehur pasuri të konsiderueshme, përfshirë një apartament në Fier dhe dy garazhe në Tiranë, ndërsa ka dhënë deklarata kontradiktore për vlerën e një banese tjetër.
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka të cilën e etiketon si "Irena me 5 mbiemra".
Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se Gjoka ka fshehur pasuri të konsiderueshme, përfshirë një apartament në Fier dhe dy garazhe në Tiranë, ndërsa ka dhënë deklarata kontradiktore për vlerën e një banese tjetër. Ndër të tjera ai deklaroi se për këto mashtrime, gjyqtarja meriton burg dhe jo mbrojtjen nga sistemi.
"Kthehemi aty ku është turpi i turpit të turpit të sistemit të drejtësisë, dëgjoni tani për Irenën me 5 mbiemra. Dëgjoni tani! Irena me 5 mbiemra, i ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive. Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.
Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet. Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit. Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar. Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i ati i vet. Por Irena nuk është vetëm kaq. Jo.
Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro. Ku i paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo. Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj. Kjo është gjykatësja. Dhe prandaj Dariel Sina, këtë e përjashtonte nga sistemi. Por së fundmi nuk mbaron këtu. Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut. Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme. Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi një publikim që lidhet me çështjen "Partizani...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, lexoi mesazhin që deklaroi se kishte lënë në SPAK. Në një ...
TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar çështjen e imuni...
KOSOVË- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mb&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e P...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS edhe për 33 arrestet e lëshuara për &c...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se çështja e mandatit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të trajto...
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se punonjësit e administratës nuk janë 'mish për top' të askujt d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, ku u prezantua ni...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. Në mbledhjen e Gr...