LIVE UPDATES
Politike

Berisha 'kapet' me Benet Becin: As gjysma e fisit tënd nuk do të të votojnë ty

Sali Berisha sfidoi Becin, duke i thënë që të dalë dhe të përballet me Bardh Spahinë në një debat para ditës së zgjedhjeve.

2 Maj 2023, 19:14 Nga k.m.
Berisha 'kapet' me Benet Becin: As gjysma e fisit tënd nuk do
Bardh Spahia dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i dërgoi një mesazh rivalit socialist, Benet Beci. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha tha se as gjysma e Becëve (fisi i Benet Becit) nuk do ta votojnë më 14 maj. Ndër të tjera, Berisha sfidoi Becin, duke i thënë që të dalë dhe të përballet me Bardh Spahinë në një debat para ditës së zgjedhjeve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, por edhe shkodraneve dhe shkodranëve, kudo që janë sot, në këtë sallë, në këtë qytet të bekuar, Shqipëri e emigracion. Këtë mirënjohje nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, nuk ka poet që mund ti këndojë atë që meriton. Unë mbetem borxhli gjithë jetën time për mbështetjen tuaj. Të dashur miq! Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat. Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore. Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillime të madh dhe të rëndësishme. Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo. Miqtë e mi! Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran. Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.

bardh spahia sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj