Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama përdori Samitin Europian për të tallur Ramën, ndërsa e vazhdoj këtë edhe përgjatë deklaratave të tij në media.

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë Samitit Politik të Bashkimit të Europës. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama përdori Samitin Europian për të tallur Ramën, ndërsa e vazhdoj këtë edhe përgjatë deklaratave të tij në media.
Berisha tha se ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Berisha deklaroi se me 1 shator 2025, Edi Rama tha se askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por beson se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën.
"Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata. Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.
Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës. Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është. Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është. Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë. Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut." tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministriit Edi Rama nuk i ka pëlqyer pyetja që gazetari Klajdi Bodlli i ka bërë, se cila është...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një mocio...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për gazetarët njoftoi se po përgatitet krimi i një agjen...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ka dhënë detajet në l...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me ndërtimet pa...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp se masat e reja do tu shpjegohen me detaje gjykatë...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje dhe hapësira publike theksoi çfarëdo zënie tok...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se do të ketë persona përgjegjës në lidhje me lejet e ndërtimit dhe...
edi rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp i cilësoi ndërtimet pa leje si sport kombëtar. ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë për shtyp paralajmëroi se Policia e Shtetit do të ket&e...