25 Shtator 2024, 20:31
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kullat e ndërtuara nga qeveria aktuale kanë ‘përpirë’ 4 miliardë lekë. Gjithashtu Berisha tha se kjo nuk është një rritje ekonomike, por ndëshkim për qytetarët. Më tej Berisha u shpreh se po këto kulla 3.2 miliardë i kanë nga nëntoka dhe jo nga bankat, por këto kulla i quan në stratosferë çmimet e apartamenteve.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të thellë, më të pakufishme ndaj jush guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të vërtetë të kauzës së madhe të çdo qytetari shqiptar. Me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, ju jeni burim frymëzimi për çdo shqiptar që vendos të luftojë për dinjitetin e tij. Për çdo shqiptar që vendos të luftojë për votën e lirë, për shpresën, besimin dhe të ardhmen në Shqipëri. Për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Miqtë e mi, sot i damkosuri apo më i damkosuri, kreu i narkoshtetit shqiptar rrahu gjoksin se ekonomia shqiptare gjatë këtyre 11 viteve është rritur dy herë. Të dashur miq, ftoj çdo qytetar shqiptar të ndalet për një moment në këtë deklaratë dhe të pyesë veten sa herë janë rritur kursimet e tij, sa herë janë rritur pasuritë e tij, pronat e tij, të ardhurat e tij gjatë këtyre 11 viteve. Cila është e vërteta e kësaj rritje të dyfishtë të prodhimit të brendshëm?
Ju lutem, mbyllni sytë për një moment dhe kur t’i hapni do ju dalin përbindëshët e korrupsionit dhe drogës, kullat e Tiranës. O miq, pa më thoni pak, vetëm këto kulla që kanë përpirë 4 miliardë, dhe që Edi Rama i quan rritje të GDP-së, këto kanë dhjetërafishuar në mos qindfishuar pasuritë e oligarkëve. Po këto kulla 3.2 miliardë i kanë nga nëntoka, jo nga bankat. Pra, këto kulla i quan në stratosferë çmimet e apartamenteve. Atëherë, më thoni rritje për qytetarin është kjo? Kjo rritje është ndëshkim për qytetarin", tha Berisha.
sali berisha
Politike
25 Shtator 2024, 20:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama i ka rritur me dhjetëra herë pasur...
Politike
25 Shtator 2024, 20:17
M.B
Foto nga një prej takimeve
TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka shpërndarë një pos...
Politike
25 Shtator 2024, 19:55
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e ...
Politike
25 Shtator 2024, 19:28
M.B
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh politike gjatë qëndrimit t&eu...
Politike
25 Shtator 2024, 18:23
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes socialis...
Politike
25 Shtator 2024, 18:04
M.B
Foto nga takimi
NEW YORK– Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHB...
Politike
25 Shtator 2024, 17:09
M.B
Aleksandër Vuçiç, Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Edi Rama
SHBA- Komisioni i Senatit Amerikan për Financat ka njoftuar se t&eu...
Politike
25 Shtator 2024, 15:52
I.A
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe disa batuta e ironi në lidhje me komentet që kanë dalë për shtetin...
Politike
25 Shtator 2024, 15:49
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet telefonike të Prokurorisë mes dre...
Politike
25 Shtator 2024, 15:29
M.B
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar n&eum...