LIVE UPDATES
Politike

Berisha për rritjen e pagave për deputetët: Unë nuk e votojë kurrë këtë ligj të tmerrshëm. T’i japim çdo shqiptari 200 euro!

Sali Berisha e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

25 Maj 2023, 13:15 Nga k.m.

 

Berisha për rritjen e pagave për deputetët: Unë nuk e
Sali Berisha

 

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend kundër projektligjit për rritjen e pagave për deputetët. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Berisha e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

"Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht të gjitha këto kundërshti, absolutisht që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që ju vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen, dhe kjo jo nga të dhënat e mia, por nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm. Sepse institucionet e pavarur kanë përllogaritur dhe gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, defakto zbrisni me 1 përqind në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve, përveç Gardës e cila rritet me 3-4 për qind. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim thjeshtë me inflacionin 1-vjeçar, të rritjes nga viti 2022-2023. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus. Propozuam që të vendosim minimumin jetik, në këtë periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo shqiptari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit, jo e opozitës. Jashtë çdo politike. Duke i dhënë nga 200 euro, ne nxjerrim nga varfëria ekstreme çdo shqiptar,"-tha Berisha

DEKLARATA E PLOTË:

Së pari, jam këtu në emër të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilëve me mekanizmat më kriminale, të hapura dhe nën dorë, iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë. Farsa elektorale 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së Perdes së Hekurt. Në këtë farsë, e cila pati si fitimtar narkoshtetin dhe kartelet e drogës, narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite, përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo 678 mijë pensionistë, sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës elektorale, me qëllimin e vetëm, blerjen e votës. Në këtë fushatë elektorale, për të gjithë ata të cilët thonë se rezultati ishte i thellë dhe bëjnë avokatinë e megakrimit elektoral, u them vetëm kaq; partia e blerjes së votës, aleati kryesor i kësaj partie, Tom Doshi, rriti mbështetjen e saj me zarfat nën dorë 240 për qind, apo 2.4 herë. Sigurisht, Tom Doshi nuk ka as një të qindtën e pasurisë që administron Edi Rama, nuk ka as një të mijtën e mekanizmit të shpërndarjes së parave që disponon Edi Rama. Dhe në këtë kontekst, blerësi më i madh i votave është Edi Rama me ministrat e tij të krimit. Ata që besojnë se blerja ishte jo e atillë sa të ndryshojë rezultatin, u them se vetëm sa mbroni blerjen dhe kontrollin e votimeve nga qeveria. Në rast se Tom Doshi rriti me 240 përqind blerjet, po Edi Rama me sa përqind e rriti? Duke shpërndarë 33 milionë euro ditën për drekë te 678 mijë pensionistë.

Cili vend në botë ka bërë një akt në mes të procesit zgjedhor? Edi Rama ia doli të angazhojë të gjithë bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve, të shpërndajë qindra milionë euro me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris këtu qindra milionë euro të përdorura nga janari gjer më sot për asfalte elektorale, për zhavorre elektorale, mijëra e mijëra legalizime për qëllime elektorale. Terrori dhe tmerri që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve, avokatinë e shpifur, shpifur, për të cilën pagoi miliona, në një propagandë të pashembullt, me të cilën, kërkohej, apo bërtitej, thirrej haptas: Rroftë hajduti, rrofshin kriminelët elektoralë, lavdi partisë së krimit, lavdi vjedhjes së votës. Por nga ana tjetër u kaluan në sulme për likuidim fizik ndaj eksponentëve të opozitës në Vaun e Dejës, në Lezhë, në keqtrajtime barbare të komisionerëve të saj. Ky parlament qëndron mbi krimin çdo ditë që pajtohet me një situatë të tillë. Ndaj jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore, të pandodhur kurrë më parë, për t’u bërë shqiptarëve thirrje të marrin në dorë fatin e lirive tona, për t’u përulur me nderimin më të madh përpara atyre mbi 500 mijë burrave dhe grave që nuk pranuan të trysnohen, blihen dhe shiten por qëndruan besnikë të idealeve të tyre. Zonja dhe zotërinj! Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht të gjitha këto kundërshti, absolutisht që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që ju vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen, dhe kjo jo nga të dhënat e mia, por nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm. Sepse institucionet e pavarur kanë përllogaritur dhe gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, defakto zbrisni me 1 përqind në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve, përveç Gardës e cila rritet me 3-4 për qind. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim thjeshtë me inflacionin 1-vjeçar, të rritjes nga viti 2022-2023. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus. Propozuam që të vendosim minimumin jetik, në këtë periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo shqiptari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit, jo e opozitës. Jashtë çdo politike. Duke i dhënë nga 200 euro, ne nxjerrim nga varfëria ekstreme çdo shqiptar. Asnjë shqiptar nuk meriton sot të jetojë në varfëri ekstreme. Njerëzit janë të varfër se i varfëron qeveria, nuk kanë lindur të varfër. I vjedh qeveria, i keqtrajton qeveria. Me 200 euro ne, çdo pensionist, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo të papunë, secilin e nxirrnim nga humnera ekstreme që quhet mjerim. Nuk e nxirrni nga varfëria, por nga ajo më e keqja e nxirrni. Kurse ju rrisni rrogat e larta nga sipër, poshtë dhe ato poshtë shkojnë poshtë e më poshtë. Ky është cinizëm, kjo është pashpirtësi. Ju nuk keni asnjë lidhje me qytetarët, e vetmja gjë që u lidh është t’u vidhni votat. Si kriminelë elektoral, fantazma nate që kaloni nga njëri komunitet në tjetrin, duke kërcënuar dhe vjedhur votën. Ndaj dhe bëni këtë ligj sot. Ligj i turpshëm dhe ligj cinik. Hajdeni rrisim rrogat nga poshtë, lart. Kështu fillohet. Ka njerëz që numërojnë kafshatën, të vendosim minimumin jetik. Shqipëria ka çdo potencial dhe e ka llogaritur nga Avokati i Shtetit, nuk po them nga opozita dhe e respektoj atë, pse e respektoj, sepse i jep çdo shqiptari 6 euro në ditë. Dhe 6 euro në ditë janë shumë pak, por nuk janë në varfëri ekstreme. Ndaj dhe bllokojeni këtë seancë dhe miratojmë minimumin jetik.

sali berisha seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend