LIVE UPDATES
Politike

Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka

Berisha e nisi nga refuzimi i dorëheqjes për konflikt interesi nga Gjoka, vendimet dhe përgjigjet e KLGJ dhe KLD, publikimet e mediave të huaja dhe vendore që lidhen me dëbimin e saj nga Greqia.

17 Nëntor 2025, 10:37 Nga E. D
Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar për mediat pasi doli nga SPAK, kronologjinë e veprimeve të Irena Gjokës dhe lidhjeve të saj me institucionet e drejtësisë. Berisha e nisi nga refuzimi i dorëheqjes për konflikt interesi nga Gjoka, vendimet dhe përgjigjet e KLGJ dhe KLD, publikimet e mediave të huaja dhe vendore që lidhen me dëbimin e saj nga Greqia. Pas kësaj, Kryedemokrati theksoi se kjo është e gjithë mbrojtja që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij. Kështu, me 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente. Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ i jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996,por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD në vitin 1996. Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.

3.Më dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës. 4.Gazeta greke Ta Nea boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Grqia si falsifikatore. 5.Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë. Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës.

Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar. Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë. Me 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria.

Me 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës BIRN, çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjore përbën një krim në vazhdim. Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni. E kuptoni se kush janë këta?
Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj