LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Berisha u shpreh se, mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund. 

27 Prill 2026, 10:28 Nga D.S
Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund!
sali berisha

TIRANË- 

Kreu i Partisë Demokratike  Sali Berisha, ka ngiritur një akuzë ndaj Olsi Ramës duke e cilësuar si 'krye-peshkaqeni' i Call-Centerave në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Berisha u shpreh se, mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund. Sipas tij, nacionalizmi i mafies është strofulla e mafiozëve dhe s'ka asgjë të përbashkët me interesat patriotike.

Pjesë nga intervista: 

*Gazetarët: Z. Berisha, ju keni bërë një seri takimesh sa i përket përfaqësuesve të Bundestagut. Cilat kanë qenë reagimet e tyre pasi ju i keni njohur me këtë, le të themi me faktet tuaja apo pretendimet tuaja në lidhje me qeverisjen e vendit?*

Sali Berisha: Tani, duhet të dimë një gjë. Bundestagu është parlamenti që, siç e dini, ka ndjekur në mënyrën më serioze dhe më të përgjegjshme, por edhe dashamirëse, dua ta them këtu, procesin e integrimit të vendeve tona të rajonit në Bashkimin Europian.
Pse dashamirëse? Sepse edhe në kohërat e skepticizmit më të madh, ky institucion nuk ra në një skepticizëm të tillë, por përkundrazi, insistoi dhe insiston që ky proces të vazhdojë i bazuar në meritë.
Ju kujtohet ju, mendoj se plani i tyre, kërkesat e tyre prej 13 pikash për Beogradin kanë qenë një dokument, do ta quaja historik, të cilit në qoftë se Serbia do t'i ishte përmbajtur, do ishte sot absolutisht anëtare e Bashkimit Europian.
Plani prej 15 pikash, që hartuan për Shqipërinë bazuar në misionet e tyre fact-finding, në qoftë se do ishte zbatuar, Shqipëria do ishte, ndoshta afër vendit anëtar ose pothuaj anëtar. Pra, kanë bërë, kanë mbajtur, kanë pasur interesa shumë serioze, shumë të përgjegjshme.
Përpjekja jonë është kjo, thjesht, që Bundestagu të ruajë këtë interes që ka pasur, për këtë proces jetik për shqiptarët. Ne jemi një forcë politike që përkrahim, kemi objektiv kryesor tonin integrimin në Bashkimin Europian.
Ne e kemi deklaruar dhe e deklarojmë, pavarësisht nga mashtrimet që bëjnë lobistët korruptivë të Edi Ramës, apo vetë Edi Rama me ministrat e tij, por që është e vërteta, edhe lobistët korruptivë të Edi Ramës, që nuk janë, se mos kujtoni ju se janë të paktë, janë jo të paktë.
Ata përpiqen ta paraqesin sikur kjo parti nuk ka ndërmend integrimin, por ka projekte të veta, në mënyrë të turpshme. Por fatmirësisht, këto mashtrime kanë marrë fund dhe janë kuptuar se ishin mashtrime të lobuara, të paguara nga Edi Rama.
Ndaj dhe ne jemi të përqendruar që me miqtë tanë të vërtetë të procesit të integrimit, të kontribuojnë, të ndihmojnë që ky proces të jetë proces i bazuar në funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e ekonomisë së tregut, që është dhe interesi absolut më i mirë i shqiptarëve.
Më falni. Akuzat absurde të Edi Ramës se ne po e denoncojmë këtu apo atje, dhe unë u them dhe atyre pak individëve që e mbështesin. Nacionalizmi mafioz, nacionalizmi i mafies është strofulla e mafiozëve dhe s'ka asgjë të përbashkët me interesat patriotike, atdhetare të qytetarëve.
Sipas tyre, ne duhet ta fshehim, ne duhet të eksportojmë kartele droge. Duhet të vazhdojmë të kryesojmë, të jemi vendi i parë në eksportin e kanabisit. Të jemi vendi kryesor në transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë e të tjerë e të tjerë me radhë, dhe këto duhet t'i fshehim. Këto nuk duhet t'i themi.
Në kohë kur këto ne i mësojmë nga bota, janë të gjitha agjencitë e huaja, se po të jetë për agjencitë shqiptare, ato janë të droguara. Janë të droguara.
Ju e shihni, a ka gjë më të turpshme se sa çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në call-centra. Asnjë! Pse ndodh kjo? Se të gjitha call-centrat janë në patronazhin e shtetit. Me në krye Olsi Ramën, Amant Josifin që i drejton nga Dubai e të tjerë. Dhe ndaj këtu nuk kapen, dhe çdo javë ka aksion, këtë javë ishin francezët, para tyre ishin austriakët, ishin gjermanët, me radhë. Pra, e kanë shtruar Shqipërinë, po e shtrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë, të turpshme, të vjedhjes, plaçkitjes së pensionistëve të atyre vendeve.
Po që s'mund të ndodhi kurrë në asnjë vendi. Po vende që i ka dhënë miliarda Shqipërisë në rrugën e saj. Por këto, sepse familja Rama, në këtë rast Olsi Rama, është kryepeshkaqeni i call-centerave. Faleminderit.",tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd bundestag

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj