Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ftoi të rinjtë shqiptarë që me guximin e tyre të ndihmojnë sipas tij në përmbysjen e regjimit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku ka përshëndetur fillimisht, qytetarët e mbledhur në mbështetje të tij.
Berisha tha se rruga poshtë shtëpisë së tij është rruga e njerëzve të lirë, guximtarë dhe rruga e shpresës. Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ftoi të rinjtë shqiptarë që me guximin e tyre të ndihmojnë sipas tij në përmbysjen e regjimit.
Ai akuzoi Ramën se i ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe oratorët e mrekullueshëm për fjalët e tyre.
Por më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Kristaq Ramës. Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës. Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë. Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë. Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.
Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd. Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund. Dëgjova me shumë kënaqësi fjalimet e të rinjve, e profesorëve, jam jashtëzakonisht i prekur dhe frymëzuar. Sot më shumë se kurrë, pas 32 viteve, koha, Shqipëria kërkon fjalën e gjeneratës së re.
Kërkon guximin e kësaj gjenerate, kërkon vizionin e kësaj gjenerate, kërkon fuqinë e saj. Në qoftë se 32 vite më parë, një gjeneratë të rinjsh u përball me një guxim epik me diktaturën komuniste dhe e zvarriti atë rrugëve të Tiranës, nuk duhet të harrojmë se e keqja ndër vite, e keqja këto 10 vitet e fundit, mori përsëri, lëshoi shtat dhe mori formë tjetër.
Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendrohen, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi. Përsëri kjo e keqe bëri që opozita të shndërrohet në një fiktivitet. Por kjo e keqe, miqtë e mi, të mos harrojmë kurrë se kohërat kurrë nuk do e harrojnë. Kjo e keqe u soll me rininë shqiptarë si e keqja më e madhe, si pushtuesi më i egër që kjo rini ka njohur në të gjitha kohërat.
Ju lutem shumë, djemve dhe vajzave të reja, gjeni dhe lexoni promemorien e armikut doktrinar më të keq të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç. Lexoni se si ky armik i qenies sonë parashtronte platformën e zbrazjes së Shqipërisë, platformën e shuarjes së kombit shqiptar duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.
Çubrilloviçi frymëzoi regjimet nacionaliste serbe jugosllave për të përzënë qindra mijëra shqiptarë nga trojet e tyre.
Por, më shumë se Çubrilloviçi, më shumë se Pashiqi, më shumë se çdo regjim, shqiptarët i përzuri nga vatrat e tyre e keqja që quhet Edi Rama. Sot, në 8 vite, Shqipëria përlotet, Shqipëria vajton mbi 500 mijë të rinj shqiptarë të cilët u larguan nga vendi i tyre, të cilët braktisën klasat e tyre, braktisën familjet e tyre. Morën rrugët e botës vetëm e vetëm se një e keqe që përqendroi çdo pushtet në duart e tij, vriste si një kuçedër, shpresën e tyre. Vriste shpresën në çdo skaj, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo qendër pune dhe kudo.
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si armikun më të egër të qenies shqiptare?
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si të keqen më të madhe kombëtare?
Atëherë, përballë kësaj, a nuk i takon të rinjve shqiptarë, nderi, detyra, misioni të ngrihen si luanë kundër kësaj të keqe për të shpëtuar veten, për të shpëtuar këtë vend që ai po e shkatërron me një program më shkatërrimtar se çdo pushtues tjetër.
mbeshtetesit TIRANË- Ka nisur tubimi i mbështetësve të liderit demokrat Sali Berisha, poshtë banesës së tij. Qytetar&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Luçiano Boçi, Nën/Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme agjendën politike t&eu...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministri...
Edi Rama LEZHË- Kryeministri Edi Rama i është kërkuar një koment për Lulzim Bashën dhe grupin e tij të deputetë...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka zbardhur sot vendimin për kryeopozitarin Sali Berisha, për masën e sigurisë ...
Foto ilustruese TIRANË-Një takim informal është zhvilluar disa ditë më parë nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka me inici...
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën u morën disa vendime. Këto vendime të reja lidh...
Edi Rama LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lajmi se i ka propozuar Vangjel Tavos për të vendosur në krye të bashki...
Edi Rama LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reformën zgjedhore mund ta bëjnë dhe pa komision. Duke folur nga Lezha, Rama...
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar procesi gjyqësor për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari...