Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës u shpreh se të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Twitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” i artistit, Avni Delvina dedikuar presidentit amerikan Donald J. Trump. Berisha gjatë fjalimit tij u shpreh se me fitoren e Donal Trump posti i diplomatit të parë të botës iku nga duart e Sorosit dhe iu rikthye qytetarëve të lirë amerikanë. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Twitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës.
"Nuk mund të ndalem pa thënë dy fjalë të sinqerta këtu, prap. Unë jam njeri që kam pasur respekt për Joe Biden, për vetë disa qëndrime të tij të qarta në favor të shqiptarëve. Por kur pashë dekretet e tij për të falur familjarët e vet, ata që kishin predikuar drejtësi dhe ligj për Amerikën dhe botën, më është dukur për mua, një nga ngjarjet më të rënda dhe të pabesueshme. Përdori fuqinë e vendit të tij të madh për të falë familjen e vet, e cila nëse ka kryer krime duhej të përballej. Unë nuk e di, por akti i këtij presidenti në largim është akti më i papranueshëm, akti më i paligjshëm në rrafshin moral në radhë të parë, sepse presidenti i SHBA ka të drejtë të firmosë atë që mendon.
Por ky moment në pamje të parë, disa akte, mendime dëshmon edhe njëherë se çfarë rëndësie të jashtëzakonshme kishte fitorja e Donald Trump dhe reformimi i atij vendi që udhëheq lirinë e botës dhe pafuqinë e të cilit, siç provojnë zhvillimet historike, liria e ka shumë të vështirë të rezistojë në kohën e sotme. Për ta mbyllur, në një libër të dy studiuesve shkruhet dhe argumentohet me shembull se si, çdo 25 vite ndodhin ndryshime të mëdha, cilësore në botë të cilat nuk i ke imagjinuar, nuk i ke menduar, të cilat strategjistë shumë të rrallë mund ti kenë patur idenë se do të ndodhin. Në fakt fitorja e Donald Trump në këtë aspekt shënon ndryshimin më të madh këtë çerek shekulli.
Ndaj dhe ti urojmë atij, ekipit të tij i përbërë nga gjeni. Të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Tëitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës. Nuk ka më të keqe se censura. Marco Rubio, një nga yjet në 30 vite të Senatit të SHBA-së. Fëmijë i dy prindërve të ikur nga diktatura e Kastros. Vendosja e tij sot në zyrën e diplomatit të parë të botës, është ogur i bardhë për njerëzit e lirë kudo dhe një lajm shumë i papëlqyer për sistemet dhe diktaturat totalitare në mbarë botën. Nuk mund të mos e them se, posti i diplomatit të parë të botës doli nga duart e Xhorxh Soros dhe ju rikthye qytetarëve të lirë amerikanë dhe ky është një moment i madh, sepse në fakt paraardhësi i tij funksionoi si Xhorxh Soros, sekretar shteti.
Ndaj dhe dua që mikun tim, piktorin e talentuar dhe të madh ta përgëzoj dhe është njëri nga artistët që admiroj më shumë dhe i qëndroj më besnik admirimit të tij për Donald Trump. Më tregoi se Sebastian Gorka i ka dërguar një mesazh. Gorka është një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump dhe i ka dërguar një mesazh me rastin e hapjes së kësaj ekspozite. Uroj që kjo ekspozitë të shëtisë dhe në vendin e Trump, por dhe në vende të tjera sepse në një mënyrë apo një tjetër, me të vërtetat e saj do ti bëjë më të lirë njerëzit që do të vizitojnë këtë ekspozitë. Urimet më të përzemërta," tha Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” e artistit, ...
Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se ...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendron ...
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjis&eum...
Mbledhja TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur ditën e sotme trukturat shëndetësore n&...
aleksander vucic, donald trump SHBA- Donald Trump ka rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pasi u betua si president i 47-t&...
zelenskyy, rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Gj...
Malaj TIRANË- Të ardhurat buxhetore vitin e kaluar shënuan rritje vjetore me 9%, teksa borxhi publik pritet të përmbyllet në ...
belinda balluku TIRANË- Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjith...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka dalë nga ambjentet e GJKKO, aty ku u mbajt seanca paraprake ndaj tij, i cili ak...