Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha theksoi se protesta ka vendosur në epiqendër të opinionit publik botëror si figurat më të zeza pas ajatollahëve të Iranit, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Edi Rama.
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi edhe sot se protestat e opozitës i faktuan botës se shqiptarët nuk janë komb që e kanë kulturë korrupsionin. Berisha theksoi se protesta ka vendosur në epiqendër të opinionit publik botëror si figurat më të zeza pas ajatollahëve të Iranit, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Edi Rama.
Kryedemokrati shtoi se opozita do të vijojë protestat paqësore, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor për arritjen e ndryshimit politik në vend.
'Protestat kanë qenë të shpeshta, jam dakord me ju. Lidhur me rezultatin, besoj se duhet të analizojmë me gjakftohtësi dhe objektivitet. Mendoni pak ku ishim në dhjetor dhe ku jemi sot. Në rrafshin ndërkombëtar, protestat tona mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar. Ju e keni dëgjuar se si zyrtarë të paguar, lobistë antishqiptarë në mbrojtje të Edi Ramës, kanë guxuar dhe janë shprehur se korrupsioni është pjesë e kulturës së shqiptarëve, pra vjedhja është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Dhe këto deklarata ata i kanë bërë vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Por, me protestat tona, ne i faktuam botës se shqiptarët nuk janë komb që kanë kulturë korrupsionin. Shqiptarët nuk pranojnë korrupsionin. Dhe u them një gjë, se ato protestat kanë pasur jehonën më të madhe. Ato protesta kanë vendosur në epiqendër të opinionit publik botëror si figurat më të zeza pas ajatollahëve të Iranit, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Në rast se ne nuk do protestonim, unë mund t’u them se do ishte një gjëmë e madhe e për shqiptarët sepse vërtet do besohej shpifja që Edi Rama dhe propaganda e tij mashtruese bën se ne jemi komb që e kemi kulturë vjedhjen dhe korrupsionin. Kjo e para.
E dyta, ngritja e zërit tonë bëri që prozhektorët të vendosen mbi Shqipërinë dhe të shihet realiteti shqiptar jo ashtu siç ua paraqisnin lobistët e korruptuar nga Edi Rarma, por të shihet siç është në të vërtetë. Ju jeni dëshmitarë se çfarë përpjekjesh ndërkombëtare u bënë për zbatimin e shtetit ligjor, pra për heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut, për t’u trajtuar njëlloj para ligjit dhe zëri i opozitës ka pasur peshën e vet. Pra jo se unë dua të mbroj, por duhet të jemi të vërtetë, nuk mund të themi se protestat tona nuk kanë pasur efekt. Nuk kanë pasur efektin maksimal që ne do donim, përmbysjen, por ato kanë pasur një efekt shumë të madh, damkosjen e regjimit të korruptuar. Ne jemi të përcaktuar për rrugë paqësore, si rruga për ne më e sigurt, si rruga e vetme për largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ne si PD nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Është ligj kjo. Ne jemi themeluar mbi vlerat e lirisë, votën e lirë, të drejtat e njeriut. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë protestat paqësore gjer në largimin e Edi Ramës. Është e mundimshme, kërkon durim, kërkon persistim, por ne i kemi të gjitha këto,' tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka nisur tashmë punën për zgjedhjet vendore. Gjatë n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Ba...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar sërish ditën e sotme Taulant Ballën, se ky i fundit është i përfsh...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së i bën thirrje autoriteteve kosovare të ndërmarrin çdo masë për të pre...
Ilia Ndoka dhe Arben ndoka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partis&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se ka urdhërur maxhorancën për të bll...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se me Edi Ramën kryeministër nuk ka integrim të vendit në Bashkimin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është rritur numri i vendeve që kanë votuar k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të karburanti...
Bylykbashi dhe Gjiknuri TIRANË- Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një dr...