LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Meta dha dorëheqjen pas një regjistrimi të manipuluar vetëm se nuk donte të dilte para prokurorëve si zëvendëskryeministër

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Ilir Meta ka shkuar në zyrën e tij dhe i ka pohuar se do të jap dorëheqjen nga çdo detyre shtetërore, pasi nuk dëshironte të paraqitej tek prokurori si zëvendëskryeministër.

10 Nëntor 2025, 13:29 Nga E.d
Berisha: Meta dha dorëheqjen pas një regjistrimi të manipuluar
Foto Ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ish-presidenti Meta dha dorëheqjen pas një regjistrimi të manipuluar, vetëm se nuk donte të dilte para prokurorëve si zëvendëskryeministër. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Ilir Meta ka shkuar në zyrën e tij dhe i ka pohuar se do të jap dorëheqjen nga çdo detyre shtetërore, pasi nuk dëshironte të paraqitej tek prokurori si zëvendëskryeministër.

Kryedemokrati u shpreh se opozitës i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese dhe rregullorja. Në fund, lideri opozitar tha nga zyra e selisë blu se Kryeministri Rama është mbi ligjet dhe institucionet.

"Ata që mendojnë se ky është një popull pa memorie, unë u rikujtoj se ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli, në të cilin përmendej shifra 700 mijë, që në të vërtetë ishte letër me shkrim që një kompani i kishte dërguar Ilir Metës, që moszbatimi i vendimit të gjykatës ndaj saj, ajo kishte fituar vendimin në gjykatë për një hidrocentral, dhe moszbatimi i vendimit ia ka kushtuar atij një dëm 700 mijë euro. Ajo letër ekziston në dokumentet e shtetit, ekziston kudo. Dhe pas ekspertizës që i bë regjistrimit, ajo doli se ishte cut and paste në 27 vende. Instituti më serioz i ekspertizës në Itali. Pavarësisht nga kjo, Ilir Meta, duke ditur standardin që ekziston, më ka ardhur në zyrë, më ka thënë se unë jap dorëheqjen nga çdo detyrë shtetërore, sepse unë nuk shkoj të ulem para një prokurori si zëvendëskryeministër. Unë do shkoj të ulem si qytetar para atij. Jo më takon dhe ka dhënë dorëheqje. Ka dhënë dorëheqjen pra për një akuzë që Edi Rama kishte montuar me Filip Çakullin, se ato 700 mijë euro që ishin në shkresë në të cilat një kompani shqiptare, mos gabohem me pronar nga Elbasani, pretendonte se është dëmi që i është shkaktuar se ministria nuk zbatonte vendimin e gjykatës.


Kjo është e vërteta. Ai tha jo, unë do shkoj. Kurse këtu bëhet fjalë për 90 milionë euro të zhdukura dhe kjo nuk ka faj, sepse faji është i Edi Ramës. Jo, faji është edhe i asaj, edhe i Edi Ramës. Por ky është standardi. Pra, ne jemi në këto kushte ku opozitës i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese dhe rregullorja. Në të cilën, Edi Rama sundon mbi të gjitha ligjet dhe institucionet. Mbron në mënyrë flagrante, nuk është rasti i parë ky, këtë e ka bërë me Saimir Tahirin. U kujtohet ju, solli Antimafia Italiane kërkesën për arrest për Saimir Tahirin sepse e kishte dokumentuar në qindra regjistrime me klanin Habilaj, e kishim denoncuar ne, e kishte denoncuar Zagani që kishte një meritë të jashtëzakonshme se ishte oficeri kryesor i antidrogës në zonë. Dhe Edi Rama zgjodhi të sulmojë prokurorët për kërkesën dhe nuk lejoi arrestimin e tij. Madje asgjë. Kështu që është totalisht në mburojë të vjedhjeve dhe korrupsionit dhe ne gjer sot bëmë çdo përpjekje për të shfrytëzuar çdo hapësirë, për të përmbushur detyrimin tonë kushtetues ndaj zgjedhësve tanë, por qeveria mbylli çdo hapësirë"  tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj