Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shtoi se ata ja dolëm të bindnin diasporën për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sipas diaspora është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera. Ai theskoi se dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit dhe e demaskoi atë në metropolin e botës me një protestë ndër më të mëdhatë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sot kanë kaluar 300 ditë që kur SPAK mori vendimin për ti vendosur masën e arrestit në shtëpi. Ai shtoi se në këto 300 ditë nga dritarja u përcolli shqiptarëve, zgjidhjen, zotimet për luftë të pamëshirë kundër vjedhjeve shtetërore dhe shfrytëzimit nga regjimi.
Berisha shtoi se ata ja dolëm të bindnin diasporën për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sipas diaspora është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera. Ai theskoi se dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit dhe e demaskoi atë në metropolin e botës me një protestë ndër më të mëdhatë.
"Këto 300 ditë, nga kjo dritare u përcollëm shqiptarëve, zgjidhjen, zotimet tona, për luftë të pamëshirë, kundër vjedhjeve shtetërore, kundër dhimbjeve të tyre nga varfëria, kundër shfrytëzimit nga regjimi, si një regjim kolonial. U paraqitëm platformën tonë, për begatimin e tyre, për integrimin në Europë, për rikthimin e votës së lirë, pra kjo dritare dhe kjo rrugë, janë rruga dhe dritarja e shpresave të shqiptarëve.
Miqtë e mi! Këto 300 ditë ne ja dolëm të bindnim diasporën tonë, për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Miq, diaspora jonë, është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera.
Kjo diasporë mbeti gjithnjë flakë që ndriçon rrugën e lirisë së shqiptarëve. Ajo u ngrit fuqishëm dhe u bë zëri i një kombi të shtypur në diktaturën staliniste.
Ajo u ngrit fuqishëm në SHBA dhe vende të tjera dhe u bë zëri i fuqishëm i Kosovës martire, në betejën e saj për liri dhe pavarësi kombëtare. Dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA, u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit. E demaskoi atë në metropolin e botës, në Nju Jork, me një protestë ndër më të mëdhatë, më të fuqishmet. Do të përdorur hua, fjalën e një miku tim që më thotë se; narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë shqiptarë, por më shumë jashtë kundër tij se sa në sallë të ndryrur me të. Angazhimi i diasporës, ngritja e zërit të saj në vendin e lirisë, protesta e djeshme do të hyjë në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, si një kapitull i ri, i shqiptarëve më mërgim, si një betejë për lirinë e vendit të tyre. Zoti i bekoftë!" tha ai.
Berisha shtoi se në këto 300 ditë arritëm që mediat më të mëdha të botës, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator. Ai tha se ata arritën ti bëjnë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit dhe të faktojnë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.
Sipas tij në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim, Shqipëria pa opozitë.
"Miqtë e mi! Këto 300 ditë nga kjo rrugicë shprese për shqiptarët, tmerri për Edi Ramën, arritëm që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator. Arritëm ti bëjmë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit, të faktojmë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.
Miq në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i miqve tanë, i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim; Shqipëria pa opozitës, opozita vegël e Edi Ramës dhe që ju qëndruat si vigan për një Shqipëri me opozitë, dhe sot keni nderimin dhe vlerësimin e tyre.
Së fundi, dua të ju rikujtoj se ne jemi në narkodiktaturë dhe është shumë e njohur, se diktaturat janë regjimet që ngadalësojnë dhe madje me keqësinë e tyre, ndonjëherë e ndalojnë dhe kohën, por jo kurrë për ne. Kurrë për ata që luftojnë. Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë. Është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore! Në datën 29 Shqipëria në protestë, Shqipëria në duart e opozitës. Fitore, fitore, fitore!", përfundoi ai.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Arbër Çepani dhe Gert Bogdani TIRANË- Kanë kaluar 40 ditë nga ndarja nga jeta e ish-deputeti, Gert Bogdani. Më shum&eu...
Maurizio Veglio GJADËR- Mediat e huaja, muajt e fundit janë përqëndruar duke i dhënë vëmëndje të shtuar vendit...
Emigrantë GJADËR- Kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin vazhdojnë të jenë në qendër të ...
Ministri Hasani SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar ditën e sotme një shkollë shqipe n&e...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e kr...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e ambasador&...
porti i durresit DURRËS- Një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike", është vendosur në hyrjen e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët në New York të SHBA, në kuad...