LIVE UPDATES
Politike

Berisha në biznesin fason: Do u kompensojmë për çdo humbje nga rënia e euros

Berisha tha se në mandatin e ardhshëm do tu kompensojnë humbjet që kanë këto pasur sipërmarrje nga rënia e euros. Berisha shtoi se motoja e tyre është prodhimi dhe prodhimi është të ardhura e zhvillim.

28 Prill 2025, 13:51 Nga I.A
Berisha në biznesin fason: Do u kompensojmë për çdo humbje
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me punonjësit e një fasonërie në Tiranë ditën e sotme. Berisha tha se në mandatin e ardhshëm do tu kompensojnë humbjet që kanë këto pasur sipërmarrje nga rënia e euros.

Berisha shtoi se motoja e tyre është prodhimi dhe prodhimi është të ardhura e zhvillim. Berisha vazhdoi më tej duke thënë se do të bëjnë gjithçka për prodhimin vendas. 

"Vetëm përgëzime dhe siguri se ne do bëjmë një revolucion fiskal. Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin. Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin. E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh. U boshatis vendi. Para një jave unë isha në Qafë të Malit, një investim me të vërtetë shumë impresionues në ujin Lajthiza, një investim dhjetëra milionë euro. Punëtorë nga Azia, kishte edhe vendas, por punëtorë nga Azia. Para dy ditësh isha në Borsh. Në Borsh nga Mianmari gjeta aty. Ky ndoqi këtë politikë, të ikin se do marrim punëtorë nga jashtë. Mirëpo kjo na zbrazi ne, e zbrazi në mënyrë të pamëshirë dhe i ka dhënë vendit disa tregues që nuk i ka më askush.

Javën e kaluar, sipas OKB, ne ishim vendi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Çka do të thotë se një përpjekje shumë të madhe duhet të bëjmë për ta sjellë kombin në moshën e rinisë, se faktikisht e ka humbur atë moshë. Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite. Krahu i punës dhe tregu i punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, edhe në këtë aspekt do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me sipërmarrjen në mënyrë që të ketë një trajnim të vazhdueshëm. Shteti do të krijojë të gjithë lehtësirat fiskale dhe të tjera për këtë proces. Do bëjmë një politikë demografike me të cilën synojmë të nxisim në maksimum lindjen e fëmijës së tretë, duke e marrë përsipër nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer ata që kanë ikur, siç jeni kthyer ju, një histori e vërtetë suksesi dhe sot mbijetoni në kushte të vështira.

Në kushte të vështira sepse rënia me 35 përqind i kursit të euros dhe injorimi total i kësaj rënie, sepse qeveria ka mundësi t’u kompensojë sepse ju paguani rrogat, ju keni arritur ta mbani, por të tjerët kanë falimentuar. Me mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës. Kjo sepse bëhet marrëveshje mes trafikantëve dhe betonit. Mes trafikantëve dhe qeverisë. Kjo është e vërteta. Tre vite me radhë që prodhimi industrial bie në mënyrë të vazhdueshme. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet, që janë prodhim dhe punësim, kanë rënë me 32 përqind. Pra është krijuar një rreth vicioz. Por ne do e presim këtë rreth vicioz. Prapë do i rikthehemi biznesit. Ne duhet të krijojmë klimën më miqësore. Për ne, motoja do jetë prodhim, prodhim, prodhim. Prodhimi është punësim, prodhimi është të ardhura, prodhimi është zhvillim dhe ne do bëjmë gjithçka për prodhimin," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj