LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne do u kthejmë paratë qytetarëve! Nuk do ketë shqiptar që nuk të marrë nën 200 euro

Teksa u kthye pas në kohë Berisha u shpreh se në vitin 2013 pensioni mesatar ishte 143 mijë lekë në vendin tonë dhe 138 mijë në Mal të Zi. Ai shtoi se qeveria e Malit të Zi tani e ka çuar në 450 mijë lek pensionin.

2 Maj 2025, 18:05 Nga N.F
Berisha: Ne do u kthejmë paratë qytetarëve! Nuk do ketë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në lidhje me programin e PD-së. Berisha u shpreh se PD ka një program me të cilin synon që paratë, taksat që qytetarët paguajnë t’ua kthejmë një pjesë të mirë të tyre. 

Teksa u kthye pas në kohë Berisha u shpreh se në vitin 2013 pensioni mesatar ishte 143 mijë lekë në vendin tonë dhe 138 mijë në Mal të Zi. Ai shtoi se qeveria e Malit të Zi tani e ka çuar në 450 mijë lek pensionin. Sipas tij me ardhjen e PD-së në pushtet ata do ta bëjnë pensionin me minimumin jetik 200 mijë lekë dhe do rriten me 20%. Ai tha se do të aplikojnë Kartën e Konsumatorit.

"Tirana, armikun më të egër ka patur betonin. E shkatërroi betoni Tiranën. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Zonat që i shpallën të mbrojtura, dhe ju kujtohen të gjitha. Duke filluar që nga Pazari i Vjetër, që ishte një kryevepër. Gjë më të gjallë Shqipëria nuk mund të kishte se sa atë Pazar. Kush e mban mend? Unë e mbaj mend. Ai ishte gjallëria ma e madhe. E ka Parisi atë karshi katedrales. Këta vazhduan me të njëjtën psikologji. Me të njëjtën uri për të fituar sa më shumë me betonin. Dy arkitektë të rinj tiranas bënë një plan, bënë një projekt shumë të bukur. E bënë me ndihmën e zviceranëve dhe bënë një projekt shumë të bukur. Gjetën dhe territorin dhe e paraqitën për tavënë zonë të mbrojtur dhe për ta trajtuar si të tillë. Jo mo, nuk i pyeti fare kush. I morën dhe vazhduan me betonin.

Absolutisht, ne do bëjmë gjithçka për të ruajtur trashëgiminë tejet të çmuar kulturore, autoktone të Tiranës, të themeluar qindra vjet më parë dhe që në të gjithë librat udhëtarët e përshkruajnë si një qyetet të mëkëmbur dhe të pastër. Dhe, në të cilin, thonë ata, në 1860, 1840, gratë bënin Pazar njëlloj si burrat në tregun e Tiranës. E përshkruajnë shumë bukur. Hani e ka shkruar, e kanë shkruar dhe të tjerë. Duhet të investojmë, dhe me përparësi, ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Tirana nuk lindi nga betoni. Jo. Betoni erdhi më vonë dhe po e shkatërron Tiranën më shumë se çdo gjë tjetër. Ne e nisëm me këto elementë. Por ne, programin tonë.

Kemi një program me të cilin synojmë që, paratë, taksat që ju paguani, t’ua kthejmë një pjesë të mirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse atë që bëjnë qeveritë e të gjitha vendeve të lira. Një qeveri që zgjidhet nga qytetarët dhe e di se, është përgjegjëse para tyre, çdo vit kur ndan buxhetin, zërin e parë e ndan për rroga, pensione. Pastaj, e ndan për shkollat, kopshtet, spitalet, qendra shëndetësore, etj. me radhë. 143 mijë lekë ishte pensioni mesatar në vitin 2013. 138 mijë ishte në Mal të Zi. Qeveria e Malit të Zi, çdo vit buxhetin e ndante. Një pjesë rrogëtarëve, një pjesë pensionistëve, pjesë tjera, siç thashë.

Dhe sot, pensionisti i Malit të Zi merr 450 mijë lek pension. Sot, pikërisht për këtë që thashë, qeveria u kthen qytetarvë taksat që u ka marrë. Paratë janë të qytetarëve. Në Maqedoni, pensioni sot është 390 mijë lekë, në Serbi është mesatari, 405 mijë lekë, dhe Kosova e ka pensionin më të lartë se ne. Kurse këta, e lanë aty. Jo vetëm e lanë aty. E rritën nga 143 mijë, në 172. Një rritje krejtësisht e parëndësishme, sepse çmimet: buka u dyfishua, mishi u dyfishua, qumështi u dyfishua, domatet u dyfishuan, specat u dyfishuan. U mbidyfishuan çmimet. Dhe faktikisht, sot, për të patur, për të blerë ato që blihen me pension në vitin 2013, duhet kesh një pension 390 mijë lekë. Ky, i vuri kapak vitet e fundit. Sivjet, në janar pruri 8 mld, të gjitha taksat tuaja, në tavolinë dhe tha tani, për pensionistët 16 milionë euro.

Gjë e turpshme. Mos të kesh respekt, për 760 mijë burra dhe gra që janë shkri për të prurë Shqipërinë gjer këtu. Duhet të kesh një urrejtje të papërmbajtur njerëzore t’i trajtosh në këtë mënyrë. 16 milionë. Ne kishim dërguar prej 1 viti e gjysmë ligjin për 200 euro pensioni minimal. Jo, tha kjo na çon në humnerë. Nuk çon në humnerë, përkundrazi, e bën shoqërinë më të drejtë, e bën qeverisjen më të moralshme dhe është një detyrim ligjor dhe kushtetues. Ne e nisim këtu. Ne u rikthejmë paratë qytetarëve. Nuk do të ketë shqiptar që të marrë ndën 200 euro.

57% e pensioneve, janë pensione të pjesshme, jo të plotë. Pra, nën 172 mijë lekë. Të gjitha do shkojnë në në 200 miljë lekë dhe do rriten me 20%. Do aplikohejmë Kartën e Konsumatorit, në mënyrë që të merrni mbrapsht 20% të çmimit të bukës, të vezëve, të qumeshtit. Të të gjitha produkteve që bleni. T’i blini më lirë. Kjo është shumë e drejtë. Këtë e ka pothuaj çdo vend. Me ato që shpenzohen, e fitohen behën nga 450 euro, po nuk është pak, janë dy pensione," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj