16 Maj 2025, 12:35
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në samitin e IDU në Bruksel lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri. Berisha i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare si një "farsë" e paraljmëruar dhe e parashikuar në tre rezoluta ndërkombëtare të IDU-së, PPE-së dhe CDI-së.
Ai tha më tej se gjatë procesit zgjedhor, Shqipëria "u bë vegël" e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për partinë në qeverisje. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se për të fituar zgjedhjet e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në shërbim të tij për të siguruar vota.
Berisha u shpreh se kërkon mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi shqiptar sipas tij të mund të votojë i lirë.
FJALA E BERISHËS:
Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare. Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.
Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale. Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.
Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion. Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.
Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej. Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.
Z. President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian. Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar. Faleminderit shumë!
sali berisha ne samitin e idu
Politike
16 Maj 2025, 12:17
M.B
Mark Rutte dhe Edi Rama
TIRANA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se kanë diskutuar për situat&...
Politike
16 Maj 2025, 12:06
r.ll
rama, macron
TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur i fundit në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tira...
Politike
16 Maj 2025, 12:03
r.ll
rama, zelenskyy
TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiran...
Politike
16 Maj 2025, 11:54
I.A
Rama dhe Erdogan
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë. Në ku...
Politike
16 Maj 2025, 11:45
M.B
Friedrich Merz
TIRANA- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për he...
Politike
16 Maj 2025, 11:40
Enver Doçi
Diber
DIBËR- Teksa procesi i numërtimit të votave për Qarkun Dibër ka përfunduar i gjithi dhe Partia Socialiste fitoi në...
Politike
16 Maj 2025, 11:27
r.ll
rama, meloni
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Melni ka folur për gazetarët pas mbërritjes në sheshin Skënderbej ...
Politike
16 Maj 2025, 11:29
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pritur kryeministren italiane Giorgia Meloni duke iu ulur në gjunjë. Tek...
Politike
16 Maj 2025, 11:20
r.ll
vjosa osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për mediat pas mbërritjes në sheshin Skënderbej. Osmani u ...
Politike
16 Maj 2025, 11:12
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë homologun e tij britanik Keir Starmer, i cili do të marrë pjesë në samiti...