Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha deklaroi se bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet për kontrollin e votës.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në Shkodër Edi Rama ka bërë paqe mes 5 bandave kryesore, për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha deklaroi se bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet për kontrollin e votës.
"Në makinerinë e terrorizimit elektoral të zgjedhjeve, nuk mjaftoi vetëm pushteti, por u përdorën edhe bandat, qofët në shoqërim të zyrtarëve në takimet e tyre, qoftë në misonin e terrorizmit të zgjedhësve dhe shpërndarjes së parave. Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve. Në të gjitha qytetet e mëdha, në Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e me radhë, bandat dolën nga strofullat e tyre. Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore të zonës dhe të gjitha me në krye Bajrët, të cilët u liruan nga burgu, u vërsulën dhe me makina të blinduara i binin Shkodrës kryq e tërthor duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit. Bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet. Sigurisht misione për kontrollin e votës, për grabitjen e votës. A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo, nuk ishte në të gjithë Shqipërinë, duhet të jemi realistë. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me çdo kusht donte të merrte mandatin. Këto zgjedhje treguan se kjo makineri megakriminale e blerjes së votave dhe terrorizimit të zgjedhësve u përdor pa mëshirë, siç u përdorën zarfat për pensionistët. Përdori ndërhyrjen e krimit si rezervën e fundit. Shkoi në Mamurras, shpërndarja e parave ditën për drekë, kërcënim me jetë të eksponentëve tanë.
Po kështu në Lezhë gjithë natën bandat i shoqëronte makina e policisë kudo ngjitur. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, ne nuk mund të cedojmë përpara kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike nuk është kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik. Por fakte të shumta janë mbledhur dhe po mblidhen për manipulimet e kryera me votimin dixhital,"-tha Berisha.
Mbledhja TIRANË- Komisioni i Ekonomisë pas debateve mes deputetëve dhe Ministres së Financave Delina Ibrahimaj kanë votuar so...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike mesditën e sotme në selinë blu. G...
Ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili humbi zjedhjet për bashkinë e Tir...
Bardh Spahia TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka justifikuar humbjen e kryeqendrës së Veriut duke u shprehur se maxh...
Pamje nga komisioni TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë u përfshi nga replika mes deputetëve të opozitës dhe m...
Fredi Beleri GREQI- Shoqata Himara ka paralajmeruar një protestë ditën e sotme në Athinë, për arrestimin dhe burgosjen e...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Lefter Maliqi për Kuçovën ka denoncuar ditën e sotme se disa d...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate sot teksa po diskutohet ligji për pagat. Deputetë...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posa&ccedi...