LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga forumi i IDU në Zagreb: Intensifikim i bashkëpunimit me partnerët, pasqyruam situatën e rëndë në Shqipëri

Në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi ditën si intensive, duke e vënë theksin në veçanti te takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

1 Maj 2026, 20:06 Nga E.d
Berisha nga forumi i IDU në Zagreb: Intensifikim i bashkëpunimit me
Sali Berisha

ZAGREP- Në Forumin e IDU-së që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh ku ka mbajtur dhe një fjalë në panelin qendror të këtij forumi, pjesë e së cilit janë mbi 80 parti të djathta dhe konservatore. Berisha u ndal te zhvillimet politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i opozitës.

Në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi ditën si intensive, duke e vënë theksin në veçanti te takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Berisha bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një takim me presidentin e IDU-së dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, me të cilin ndan një njohje të hershme. Kryetari i PD-së theksoi se IDU ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi angazhimin e plotë të partisë që ai drejton për integrimin evropian, duke e konsideruar atë si të ardhmen më të mirë për shqiptarët.

Berisha renditi gjithashtu pengesat kryesore, siç janë: deformimi i zgjedhjeve, ndikimi i drogës dhe fenomeni i narkoshtetit, ndërsa kritikoi iniciativat rajonale të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke i cilësuar si përpjekje për të zëvendësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me alternativa si ‘Ballkani i Hapur’. Kryetari i PD-së përmendi edhe një letër të përbashkët të publikuar në median gjermane ‘Frankfurter Allgemeine’, ku, sipas tij, është kërkuar një formë ‘integrim i dorës së dytë’, që nuk ekziston në procedurat e BE-së.

Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Pyetje: Zoti Berisha ju keni zhvilluar disa takime, keni mbajtur dhe një fjalë në panelin qendror të këtij forumi. Cilat ishin, le të themi pikat kryesore të fjalës tuaj, të cilat diskutuat, por dhe në takimet që kishit?

Sali Berisha: Ishte një ditë intensive, në të cilën pata nderin dhe kënaqësinë të kem një takim me kryeministrin e Kroacisë zotin Plenkoviç, një mik i vërtetë i Shqipërisë, i Partisë Demokratike. Me Kroacinë, ne kemi patur dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Dy vendet tona janë vende vërtet mike. Me partinë HDZ të kryeministrit, kemi një aleancë 30-vjeçare, një bashkëpunim 30-vjeçar. Dhe kam kënaqësinë se ky bashkëpunim gjatë kësaj periudhe që drejtohet nga kryeministri Plenkoviç, bashkëpunimi midis dy partive tona ka njohur dimensione të reja dhe do njohë dimensione të reja në të ardhmen.

Diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e mundshëm midis dy partive, si dhe për gjendjen në Shqipëri, kushtet të cilat ndodhet opozita shqiptare, aktet represive të regjimit ndaj opozitës, por dhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Ishte një takim në të cilin, i cili u kalua në mirëkuptim të plotë dhe ramë dakord për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis dy partive tona.

Takimi me presidentin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë, një personalitet i shquar, Stephen Harper, me të cilin më lidh një njohje e vjetër dhe një miqësi me të. IDU ka qenë një mbështetëse e madhe dhe është një mbështetëse e madhe e Partisë Demokratike. Paraqitëm situatën dhe zhvillimet në vend, shkarjet e mëdha të Shqipërisë nën regjimin e autokracisë elektorale apo diktaturës autoritare të Edi Ramës, problematikat e mëdha që krijon në Shqipëri droga dhe narkoshteti, paraliza që i bën shtetit ligjor. Diskutuam gjerësisht dhe ramë dakord për një bashkëpunim në rritje midis Partisë Demokratike dhe IDU-së në kuadrin e anëtarësisë në këtë organizatë që kemi.

Kam takuar këtu edhe miq të tjerë, siç e patë, ishim në një panel kushtuar problemeve të zgjerimit, me personalitete, me ministra të Jashtëm të Kroacisë, me Komisionerin e Lartë të Bashkimit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën, me ministrin e jashtëm të Maqedonisë. Në këtë panel, i cili drejtohej nga përfaqësues i lartë i Institutit Republikan, në këtë panel pata rastin të paraqes problematikat e mëdha me të cilat përballet Shqipëria sot, angazhimin e madh të Partisë Demokratike për integrimin e Shqipërisë në Evropë si të ardhmen më të mirë të shqiptarëve, por dhe pengesat jashtëzakonisht serioze, siç është shndërrimi i zgjedhjeve në farsë elektorale për shkak të pushtetit, droga dhe narkoshteti si faktor rrënues të qenies shqiptare.

Nismat aberative të mbrapshta, rajonale të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, me të cilat janë përpjekur me të gjitha mënyrat de facto të zëvendësojnë procesin e anëtarësimit në Bashkim, e integrimit në Bashkimin Evropian, me procese si Ballkani i hapur apo me letrën e fundit që shkruajtën pa marrë mendimin e askujt përveç të pushtetit të tyre, që shkruajtën dhe e botuan në ‘Frankfurter Allgemeine’ ku kërkuan një anëtarësim të dorës së dytë, një procedurë të re e cila nuk ekziston në Bashkimin Evropian. Pra, pat një interes shumë të madh, siç e patë, për fjalën dhe për paraqitjen që i bëra realitetit të Shqipërisë.

Faleminderit./Dosja.al

sali berisha pd zagrep

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj