Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në një takim me komunitetin shqiptar në Breshia, kreu i PD Sali Berisha falenderoi strategun amerikan Chris LaCivita, duke e quajtur arkitektin e rikthimit të PD, ndërsa theksoi se Europa dhe SHBA kanë kthyer vëmendjen drejt opozitës dhe zgjedhjeve të 11 majit.
Itali - Në një takim të ngrohtë me emigrantët shqiptarë në Breshia, Itali, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të diasporës dhe vlerësoi përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
“Chris LaCivita nuk erdhi për para. Ai kishte oferta më të mëdha nga opozita të tjera, por zgjodhi Partinë Demokratike dhe kauzën tonë. Ai erdhi për të rikthyer PD-në në pushtet,” deklaroi Berisha.
Duke e cilësuar LaCivitën si “bashkëarkitektin e fitores historike të Donald Trump”, Berisha theksoi se ardhja e tij në Shqipëri në shkurt shkaktoi shqetësim të madh në kampin qeveritar: “Edi Rama i ra tavolinës me grushte. Vetëm sa nuk i ra me kokë.”
Berisha vlerësoi zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, duke përmendur se "këtë javë në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Parlamentit Europian, u mbajt një seancë e posaçme për Shqipërinë, ku u denoncuan:
Dhunimi i zgjedhjeve të kaluara,
Dhuna ndaj opozitës,
Përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu,
Shkrirja e shtetit me krimin.
“Europa ka kthyer sytë nga 11 maji, nga vota juaj dhe fitorja që po afron,” u shpreh Berisha.
“Ju në Breshia ishit frymëzimi ynë. Ju e nisët entuziazmin e kësaj fushate. Ishit ju që i dhatë zemër, shpirt dhe shpresë shqiptarëve. Kurrë më parë nuk është parë një mobilizim i tillë si në sheshin ‘Nënë Tereza’, në hapjen e fushatës.”
Berisha përfundoi fjalimin duke e cilësuar PD-në si forcën e ringritjes dhe të idealeve të vërteta demokratike, e cila po përgatitet për një fitore të madhe më 11 maj: “Ne do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura dhe narkoshteti i vetëm në Europë.”
Berisha ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në B...
Berisha ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia &...
Berisha ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. Berisha gjat&eum...
LaCivita ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë n&eu...
Takimi ITALI- Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Breshia ku do po zhvillonnjë takim me emigrantët shqipta...
Kryeministri Edi Rama Itali - Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, bëri thirrje për një ...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano, iu drejtua demokratëv...
Kryeministri Edi Rama MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrë...
Edi Rama ITALI- Kryeminstri Rama gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar paritetë e reja duke...
Rama MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Milano u zotua se në Shqipërinë 203...