LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi shqiptarët," Berisha: Punonjësit e bashkisë së Erion Veliajt tregtojnë eshtrat, skeletet e foshnjave

Në fjalimin përditshëm nga dritarja e shtëpisë së tij, ai ka thënë se në vitin 2023 shqiptarët paguan 700 milionë euro taksa më shumë, të cilat sipas tij po vidhen nga Edi Rama. Berisha denoncoi vjedhjen e fondeve që po sjellin shembjen e rrugëve, të cilat sipas tij i shtrojnë me bukë peshku.

25 Shkurt 2024, 19:27 Nga S.N

 

"Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dencuar vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me rastin e gazetarit Elton Qyno. Në fjalimin përditshëm nga dritarja e shtëpisë së tij, ai ka thënë se në vitin 2023 shqiptarët paguan 700 milionë euro taksa më shumë, të cilat sipas tij po vidhen nga Edi Rama.

Berisha denoncoi vjedhjen e fondeve që po sjellin shembjen e rrugëve, të cilat sipas tij i shtrojnë me bukë peshku. Berisha ka bërë një akuzë të fortë për punonjësit e bashkisë së Erion Veliaj. Ai ka thënë se ata tregëtojnë eshtrat, skeletet e foshnjave, duke denoncuar abuzmin që u bë me varret e fëmijëve.

Fjalimi i Plotë i Sali Berishës:


Përsëri denoncoj vendimin e Gjykatës së Lartë si një vendim stalinist, si një vendim turpi, si një vendim njerëzish të marrë peng për vjedhjet e tyre, pasuritë e tyre. Pasi Gjykata e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, i denoncoi qëndrimet ndaj gazetarit, tre gjykatës nën presionin e Edi Ramës, nëpërmjet hanxharit të tij Dumani, vendosin të kundërtën, firmosin të kundërtën e asaj që kanë firmosur një vit më parë. Hanxharë të fjalës së lirë dhe lirisë së medieve. Çdo natë këtu denonconi me guxim vjedhjet e tmerrshme që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Ju e dëgjuat, thatë këtu se shqiptarët në vitin 2023 paguan 700 milionë euro taksa më shumë.
Të dashur qytetarë, a e dini sa janë 700 mln euro? Ua them unë. 700 mln euro janë fiks rroga 100 për qind më të larta për të gjithë punonjësit në Shqipëri. 700 mln euro është fondi i pagave në Republikën e Shqipërisë. Mos harroni se këto janë vetëm shtesë, sepse në 10 vite nga taksat tuaja janë investuar gjoja 11 miliardë euro. Po ku janë, ku kanë shkuar, çfarë kanë ndërtuar? Rrugë që shemben, shkolla me çmime të 5-10 fishta, rrugë që i shtrojnë me bukë peshku. Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi shqiptarët. Cilido që ka lexuar apo parë filmin ‘Të Mjerët’, i kujtohet aty një personazh, një rreshter, që quhej Talardje. Në fushëbetejë ai vidhte të plagosurit dhe të vdekurit. U hiqte orët, unazat dhe gjërat e çmuara.


Po punonjësit e bashkisë së Erion Veliajt që tregtojnë eshtrat, skeletet e foshnjave. A ka më faqezi se ata mbi tokë, a ka turp më të madh se të kesh një kryetar të tillë bashkie. A ka turp më të madh dhe krim më të shëmtuar se tregtia me varret e fëmijëve. A kanë fëmijë këta, a kanë njerëz këta. Këta i ka tjetërsuar vjedhja, këta i përkasin krimit dhe vetëm krimit. Këta nuk janë më qenie njerëzore, nuk kanë dinjitet, janë skllevër të krimeve të tyre, duhet ti largojmë një orë e më parë nga pushteti.

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj