17 Nëntor 2022, 22:03
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish shpalljen e tij non-grata nga Britania e Madhe. I ftuar në TPZ, Berisha tha se ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith do të përballet me dëshmitë që ai do të depozitojë shumë shpejt. Berisha madje tha se nëse zbulon që ambasadori është antishqiptar, do t'i dërgojë 100 mijë persona pranë ambasadës.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Nuk besoj se kjo është kundër opozitës. Nuk mendoj se SHBA dhe Britania e Madhe heq dorë nga parimi i pluralitetit. Unë besoj se korrupsioni nuk është vetëm fenomen shqiptar por edhe universal. Unë i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që non-grata bazohet mbi lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist i tërbuar antishqiptar, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri. Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë sëbashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët. A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar, që do të përlyejë…
Ylli Rakipi: Kjo gjë nuk duket e vërtetë sepse ambasadori flet mirë për Shqipërinë.
Sali Berisha: Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në MB, kam qenë kryeministër dhe kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falenderuar për luftën kundër krimit të organizuar.
sali berisha
Politike
17 Nëntor 2022, 21:52
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar ligjin për pronat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:59
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati ka krahasuar veten edhe me Presidentin e Brazilit që u rikthye në pushtet së fundmi. I ftuar në...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:55
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish qëndrimet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:33
e.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë sa i përket marrëveshjes për Portin e Durrësit. De...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:40
I.A
Edi Rama, Muhammed El Alabbar dhe Porti i Durresit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave të Opozit&...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:31
e.k
Sali Berisha në selinë e PD
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrt...
Politike
17 Nëntor 2022, 21:10
F.M
Ministria e Punëve të Jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga ish-zëvend&eu...
Politike
17 Nëntor 2022, 20:53
e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto ndryshe në Instagram...
Politike
17 Nëntor 2022, 20:41
e.k
Ilda Dhori
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal te protestave e banorë...
Politike
17 Nëntor 2022, 20:50
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se në Tira...