LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Paratë për realizimin e programit të PD gjenden te inceneratori, te avioni taksi, shishja e verës 33 mijë euro ...

Në fund, Berisha theksoi se administrata e tepërt dhe keqmenaxhimi i burimeve publike do të ndalen, duke kursyer fonde që mund të shpenzohen për zhvillimin e infrastrukturës.

4 Prill 2025, 13:18 Nga I.A
Berisha: Paratë për realizimin e programit të PD gjenden te
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një plan për financimin e premtimeve të PD-së, duke theksuar se këto fonde do të vijnë nga ulja e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike. Gjatë një konferencë për mediat, Berisha shtoi se fondet do të merren nga ulja e shpenzimeve të panevojshme, si djegësit e Tiranës dhe shpenzimet për avion taksi për kryeministrin, dhe nga realizimi i punëve publike me çmime ndërkombëtare. Në fund, Berisha theksoi se administrata e tepërt dhe keqmenaxhimi i burimeve publike do të ndalen, duke kursyer fonde që mund të shpenzohen për zhvillimin e infrastrukturës.

"Këto para, para së gjithash do të dalin nga vjedhjet e mëdha që bëhen. Nuk do humbasin më 130 mln euro me djegësin e Tiranës. Nuk do humbasin më 110 mln euro me Beketin. Nuk do të përdoret më avion taksi për kryeministrin me 21 mln euro. Do ti faturohet Surrelit, kopshti 5 mln euro, do ta paguajë një për një nga xhepi Edi Rama atë. Nuk serviret verë 33 mijë euro shishja. Nuk do prokurohen 10 mijë euro sauna e veturave të ministrave. Dhe këto bëjnë një shumë e cila përballon 1/3 e faturës. Burimi i dytë i madh ku do të merren këto para dhe është shumë e drejtë, është se ne e kemi faktuar se ulja e taksave shton të ardhurat. Ne besojmë se me uljen e taksave ne shtojmë të ardhurat buxhetore në një masë prej të paktën në 4 vite, në 30% të GDP.
Ky shtim të ardhurash do kalojë pikërisht për fondet e premtimeve të bëra.

Por burimi më kryesor i të ardhurave për përmbushjen e premtimeve janë realizimi i punëve publike me çmimet ndërkombëtare, nuk po themi kombëtare. Me çmimet që përcaktohen në manualet e ndërtimit. BE-ja ka një manual ndërtimi, SHBA ka manualin e vet të ndërtimit. Nëqoftëse ju ndërtoni bazuar mbi ato manuale që tregojnë kostot për çdo punë, vegël dhe çdo objekt ju do të gjeni se në Shqipëri rruga që kushton 10 mln euro, ndërtohet pa asnjë lloj problemi me 1.3 mln euro. Ju do gjeni se në Shqipëri, rruga që ndërtohet me 700 mijë euro, kushton sot 5 mln euro. Nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka pasur në përdorim në këto vite, ajo shkon 12 miliardë euro. Por nëqoftëse kontrollon një për një objektet e investuara ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 miliardë euro.

Pra të garantoj se, fondet do të mjaftojnë pa asnjë lloj dyshimi dhe jo vetëm kaq, por do të ketë projekte më të fuqishme më të mëdha, në punët publike se gjer sot. Natyrisht nuk duhet të harroj asnjeri se, në epiqëndër të përpjekjes tonë do të jetë lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Me këtë luftë ne garantojmë të gjitha burimet financiare për tu falë zot 100% dhe me rezerva premtimeve tona. Ai që mund të vejë në dyshim këtë e ftoj të shkojë, të marrë rritjen e rrogave dhe pensioneve në vitet 2006-203 dhe të krahasojë dhe punët publike të bëra në atë periudhë dhe do të gjejë se nuk ka asnjë lloj vështirësie për të përmbushur premtimet që kemi. Burim tjetër. Sot ka një administratë 230 mijë punonjës, jashtë çdo lloj proporcioni. Natyrisht e gjithë kjo ëhstë është në kurriz të rrogëultëve në kurriz të pensionistëve dhe kjo merr fund.

Ndërmarrje publike me punësim me mijëra e mijëra patronazhistë, të gjithë tarifën e energjisë e rritin këta, se këta rritin koston e prodhimit të saj. Po të studioni ju, taksat e drejtorisë së transportit rrugor. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë gjobash të rënda vendos për qytetarët ajo drejtori dhe me këto gjoba shkon e ndërton Formula 1 se i duhet. Elbasani nuk ka bajpasin dhe këta ndërtojnë Formula 1. Unë nuk jam kundër Formula 1, por nuk mund të pranoj kurrë të futet dora në xhepin e qytetarëve siç fut ky nëpërmjet shumëfishimit të tarifave të shërbimeve të kësaj drejtorie ndaj qytetarëve. Apo hë se këta kanë vetura dhe kanë. Besoj se u bë një qartësim i burimeve me të cilat do të përmbushen detyrimet e ofertës tonë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj