22 Janar 2026, 11:17
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD do të jetë gjithmonë krah SHBA, në rastet e votimeve për çështjet e sigurisë. Në një deklaratë për media pas votimit në Kuvend me procedurë të përshpejtuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ai u shpreh se kryeministri Rama nuk e ka shfaqur gjithmonë këtë mbështetje. I pyetur për Groenlandën, Berisha tha se, mbështet marrëveshjen me s Trump dhe NATO-s duke e cilësuar si një marrëveshje që po i jep zgjidhje.
Deklarata e plotë:
"Armand Bajrami: A do e votoni në 12 Bordin e Paqes?
Sali Berisha: Ju ftoj ta ndiqni seancën.
Njëherë të qartësohemi, nuk ka emër më të nxirë sot në Europë se Edi Rama.
Është baras me Lukashenkon dhe pak më poshtë.
Në Komisionin e Jashtëm do ketë debate dhe ju do i ndiqni ato.
Por PD ka një parim, nga i cili nuk ka lëvizur kurrë.
Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA, dhe kjo është e faktuar sa në 8 vite në pushtet ne, përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi konstante.
Çka ky nuk e ka bërë. Ky votoi një rezolutë me Jemenin për Palestinën dhe kundër SHBA.
Prit, ky është qëndrimi ynë.
Qëndrimi ynë është ne votojmë pro.
E dyta, si shqiptarë, kemi një arsye të dytë. Ata janë faktori më përcaktues në pavarësinë e Kosovës, në lirinë e Kosovës.
Pavarësisht se kjo gjeopolitikë sot ka trajta të tjera, personalisht në çështje të sigurisë unë do votoja SHBA.
Si do votojmë tani? Kjo mbetet për t’u parë.
Ambrozia Meta: Në këtë rast a ka një zgjedhje mes Europës dhe SHBA se duket se dy nga vendet kyçe, Italia dhe Franca i kanë thënë jo Donald Trumpit?
Sali Berisha: Tani në rast se vjen problemi për të zgjedhur për çështje sigurie, absolutisht do zgjidhja SHBA për sa kohë ato t’i qëndronin angazhimit të sigurisë së Shqipërisë.
Ne jemi për procedurë kushtetuese, por në qoftë se më pyesni mua, për çështje të sigurisë, pa diskutim që unë jam i palëkundur për sa kohë SHBA të mbeten të angazhuara për sigurinë.
Armand Bajrami: Cili është qëndrimi i PD për Groenlandën?
Sali Berisha: U zgjidh ajo, mori zgjidhje. Mbështesim zgjidhjen. Po merr zgjidhje ajo në interesin më të mirë edhe të Danimarkës, edhe të vendeve evropiane, edhe të SHBA.
Me ato që po lexoj, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe përfaqësuesve të presidentit Tramp, është një marrëveshje që i jep zgjidhje.
Ambrozia Meta: Ju keni thënë se mbroni interesin e vendit tuaj. A do vlejë kjo edhe në rast se interesi i vendit tuaj vendoset përballë interesit të SHBA të Donald Tramp?
Sali Berisha: Absolutisht për mua, ta keni shumë të qartë. E para Shqipëria pa asnjë lloj diskutimi. Dhe interesi i Shqipërisë nuk mundet kurrsesi, por në fushën e sigurisë, interesi i Shqipërisë është mbrojtja nga SHBA."/Dosja.al
sali berisha partia demokratike
Politike
22 Janar 2026, 11:06
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, për përdorimin e ishullit të Sazanit si mjet p...
Politike
22 Janar 2026, 11:07
I.A
Herald Jonuzaj
TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se padia e kryeministrisë n&e...
Politike
22 Janar 2026, 11:04
I.A
Mimoza Arbi
TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se pezullimi i një anëtari të ...
Politike
22 Janar 2026, 10:56
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pyeti deputetët e Kuvendit, nëse janë gati që Rama t&r...
Politike
22 Janar 2026, 10:53
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procedura e përshpejtuar për 'Bordin e Paqes' po përdoret pë...
Politike
22 Janar 2026, 10:50
D.S
kuvendi i shqiperise
TIRANË- Kërkesa e grupit parlamentar të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për fte...
Politike
22 Janar 2026, 10:34
D.S
Foto nga takimi
VLORË- Ivanka Trump dhe kryeministri Shqipërisë, Edi Rama darkuan mbrëmjen e shkuar në Orikum, ndërsa m&...
Politike
22 Janar 2026, 10:38
I.A
Mimoza Arbi
TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykat...
Politike
22 Janar 2026, 10:36
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi drejtuesin e seancës dhe mazhorancë...
Politike
22 Janar 2026, 10:32
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për arsyet me...