1 Tetor 2024, 19:48
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar djegien e karrigeve nga deputetët e opozitës para Kuvendit.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama pa tek ato flakë atë që e quan "zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit". Sipas liderit të opozitës, ai zjarr ka tmerruar "diktaturën" dhe narkokracinë".
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit. U dridh diktatura. U tmerrua narkokracia. Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit.
Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama. Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.
Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë. Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja.
Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij. Gjiknuri, resortet turistike në jug. Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh. Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit.
sali berisha
Politike
1 Tetor 2024, 19:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...
Politike
1 Tetor 2024, 19:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme është ndalur t...
Politike
1 Tetor 2024, 19:13
N.F
Rama dhe Tiede
GJERMANI- Gazetari i njohur i "BILD", Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shk...
Politike
1 Tetor 2024, 18:56
N.F
Balluku
BERLIN- Ditën e sotme në Berlin, u zhvillua Dialogu Global i Berlinit, në të cilin mori pjesë ministrja e Infrastrukt...
Politike
1 Tetor 2024, 18:26
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtu...
Politike
1 Tetor 2024, 17:57
r.ll
fatos lubonja
TIRANË- Ambasada amerikane, britanike dhe delegacioni i BE-së kanë reaguar sot lidhur me revoltën e Partisë Demokrat...
Politike
1 Tetor 2024, 17:20
r.ll
fatos lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e djeshme të opozitës në parlament dhe kaosin e shkaktuar n&eu...
Politike
1 Tetor 2024, 17:00
N.F
Kuvendi
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS...
Politike
1 Tetor 2024, 16:26
r.ll
kuvendi dje
TIRANË- Nesër në 15:00 dotë zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, pasi PS kërkoi masë disiplin...
Politike
1 Tetor 2024, 15:31
r.ll
ambasada britanike
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në s...