LIVE UPDATES
Politike

Berisha për grushtin në protestë, akuzon prapë Ramën: Organizoi atentat me një kamikaz, është informant policie, mos më bëni t'i nxjerr kodin

Sali Berisha tha se akuzat nuk i bën nga një deduksion logjik por se ka fakte që 31-vjeçari është i infiltruar i Policisë Kriminale.

12 Dhjetor 2022, 16:46 Nga k.m.
Berisha për grushtin në protestë, akuzon prapë Ramën:
Sali Berisha

TIRANË- Për Sali Berishën, Gert Shehu e dhunoi duke ndjekur udhëzimet e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se akuzat nuk i bën nga një deduksion logjik por se ka fakte që 31-vjeçari është i infiltruar i Policisë Kriminale. Madje theksoi se i di edhe nofkën, por nuk do t'ja bëjë publike duke sfiduar kështu edhe kryepolicin, Muhamet Rrumbullakun. 

"A e akuzoj unë Edi Ramën se është porositësi i krimit vetëm nga llogjika? Jo, nuk e bëj këtë. Mua më intereson e vërteta. Një akuzë pa baza nuk i shërben as shoqërisë shqiptare, e akuzoj se personi i cili kreu krimin, kamikazi i Edi Ramës ishte dhe është informator i Policisë Kriminale. Prej kohësh i stazhinuar, i përdorur për çmontimin e shpërndarësve të drogës, por edhe si "vesh" për xhematin e xhamisë. E përgënjeshtroi njëherë Met Rrumbullaku, por nuk del dot më se pastaj i del edhe emri KOD. Informatori, informon eprorin e tij për çdo gjë. Kështu që idetë se Gert Shehun e përdorin të tjerë.  Çfarë ndodhi pas aktit kriminal, një kryeministër e dinte se përgjegjësia për garantimin e një protestë është e tij. Ka vetëm një gjë në dorë. Të garantojë gjithçka për një hetim të besueshëm, transparent,"-tha Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Jemi kundër armikut të votës së lirë dhe armikut të egër që është Edi Rama. Ka dokumente dhe të dhëna që faktojnë se ai blen dhe shet nga mëngjesi deri në darkë. Nëse shohim se ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma për votën, komplekse, për fat të keq e kemi trashëgimni. Nuk ka lehtëson, por na detyron që t'i japim zgjidhje. Ai pranon çdo gjë po jo votën e lirë. Ata që mendojnë se e pranon, gënjejnë veten ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të drejtë dhe të barabartë zgjedhor. Deri më sot Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrollit një faktor, ka në kontroll makinerinë shtetësore. Ka makinerinë e patronazhistëve, shprehu krenarinë për ta, ka dhjetra qindra mln euro për të blerë në bursë votat e shqiptarëve. Ka pra, kontroll mbi krimin e organizuar, por kishte dhe kreun e opozitës. Siç faktojnë...Kjo i ka dalë jashtë kontrolli. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme, ai ka humbur betejën. Tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon që të marrë drejtimin e PD dhe në një akt kriminal organizoi atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë u them se nuk ka në Shqipëri një të dytë që i intereson më shumë. Në Ballkan është Vuçiçi. Mendoi se në zhurmënajën e samitit do i japë një goditje kundërshtarit politik. Atij opozita i ka dalë duarsh, nuk e kontrollon më. Ata që mendojnë se Edi Rama nuk ishte i interesuar bëjnë naivin dhe dudumin. Në vitin 2013 tha 1 milionë shuplaka. Mund të ishin dafina. Por ishin shuplaka. Por që nga ajo kohë e kam ndjekur dhe e kam denoncuar. Ata që bëjnë avokatinë e porositësit e të krimit janë të dështuar. Ai e faktoi, përdori 70 kg ndaj një hoteli. Ai që e bëri në prag të Samitit e bëri që të jehonte sa më pak. A e akuzoj unë Edi Ramën se është porositësi i krimit vetëm nga llogjika? Jo, nuk e bëj këtë. Mua më intereson e vërteta. Një akuzë pa baza nuk i shërben as shoqërisë shqiptare, e akuzoj se personi i cili kreu krimin, kamikazi i Edi Ramës ishte dhe është informator i Policisë Kriminale. Prej kohësh i stazhinuar, i përdorur për çmontimin e shpërndarësve të drogës, por edhe si "vesh" për xhematin e xhamisë. E përgënjeshtroi njëherë Met Rrumbullaku, por nuk del dot më se pastaj i del edhe emri KOD. Informatori, informon eprorin e tij për çdo gjë. Kështu që idetë se Gert Shehun e përdorin të tjerë.  Çfarë ndodhi pas aktit kriminal, një kryeministër e dinte se përgjegjësia për garantimin e një protestë është e tij. Ka vetëm një gjë në dorë. Të garantojë gjithçka për një hetim të besueshëm, transparent. Edi Rama faktoi që bëri gjithçka për të manipuluar hetimin. Sapo mbaroi mitingu, madje në mes, zyra e tij dërgoi tek media më konfidente, tek media që shpërndan çdo fake-neës për Sali Berishën. është e njëjta ajo, se nuk ia marrin përsipër të tjerat, është media e Bolinos, dërgoi dokumentin pa asnjë vlerë ligjore për të deklaruar se Gert Shehu ishte një i desekuilibruar psiqik. Edi Rama u ra telefonave duke mashtruar se ajo ka qenë akt i një të sëmuri psiqik. Gert Shehu mund të jetë mjekuar dhe nuk dyshoj, por është një individ, kriminel, i cili është dënuar si person i përgjegjshëm për krimin që ka kryer. Gjykata për të përfillur një dokument ka rregullat e veta. Dokumenta të asaj natyrë janë me 0 vlerë. Janë të rrezikshme sepse fare mirë, me manipulim mund t'u lëshohen kriminelëve para vrasjeve dhe akteve. Janë joligjore dhe shumë të gabuara. Mjeku që ka lëshuar dokumentin nuk pretendon se është ekspertizë, e thotë që është një epikrizë që ia kam dërguar familjarëve por edhe Policisë. Policia nuk ka të drejtë të kërkojë dokumenta të tillë. I merr vetëm në rrugë ligjore. E ka marrë atë dokument për të liruar Genti Shehun kur është arrestuar duke shpërndarë drogë tek liqeni. Problemet e shëndetit mendor kanë një kod të qartë.

sali berisha gert shehu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj