LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Për shkak të situatës emergjente do e shtyjmë agjendën e sotme! Tani jemi në provën më të madhe para vetes dhe vendit

Lideri i opozitës tha se 7 rezolutat ndërkombëtare konfirmojnë se kjo qeveri është një diktaturë, e cila e shtyp pluralizmin

17 Dhjetor 2025, 18:04 Nga E.d
Berisha: Për shkak të situatës emergjente do e shtyjmë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se për shkak të situatës emergjente PD do të shty agjendën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se qytetarët janë sot në provën më të madhe para vetes dhe vendit.

Lideri i opozitës tha se 7 rezolutat ndërkombëtare konfirmojnë se kjo qeveri është një diktaturë, e cila e shtyp pluralizmin. Berisha tha se Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet, ndërsa shtoi se është radha e qytetarëve dhe demokratëve deri në largimin e tij nga qeveria. Berisha tha se Rama është i aftë, që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësoje.

"Pra, ne vijmë sot në provën tonë më të madhe para vetes tonë, para fëmijëve tanë, para shqiptarëve, para kombit, para vendit. Jo të paktë janë ata që nuk e kanë realizuar se kjo është një diktaturë, e cila e shtyp pluralizmin. Këtë tashmë e thonë 7 rezoluta ndërkombëtare. Jo të paktë janë ata që nuk e kanë realizuar se kjo është një diktaturë që përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. Këtë e konfirmojnë 7 rezolutat ndërkombëtare. Por, në të gjithë këtë situatë, PD qëndroi. Qëndroi dhe do qëndrojë fuqishëm. Kjo mbledhje, që të jemi të sinqertë me ju, duhej të ecte në këtë drejtim, detyrohemi për shkak të situatës emergjente të krijuar, një agjendë të parashikuar për sot, ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt dhe të përqendrohemi të tërë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në të gjithë botën.

Kësaj organizate kriminale, që nuk ka Kushtetutë, ligj as moral dhe e cila është e aftë të bëjë çdo gjë. Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Tani është radha jonë. Është ora jonë. Ora e demokratëve gjer në largimin e tij. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shikoni si doli. Njeriu që e nisi qeverinë duke dalë nga ekrani në ekran me hekura në duar, u tregonte qytetarëve hekurat se nuk kishin paguar një faturë dritash apo uji. Njeriu që çirrej nga ekrani në ekran të arrestohet Sali Berisha, Ilir Meta, etj, tani i kapur në flagrancë, përdor të gjithë pushtetin e tij të krimit për t’u mbrojtur. Edi Rama është i aftë për grusht shteti. Ai ka të gjitha pushtetet, por është i aftë që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësoje. Në qoftë se e dëgjuat, çfarë tha: nuk do e kalojmë këtë si rastet e tjera, por do bëjmë një analizë të thelluar, e them këtë si udhëheqësi i reformës në drejtësi.

Edhe ne do i themi, guxo. Në mënyrë absolute do bëjmë gjithçka që vend mbi tokë të mos të të lëmë që ti të marrësh atë pushtet minimal të drejtësisë. Nuk mundet që ne të pranojmë një bandit, një hajdut, një njeri, i cili iu ka bërë shqiptarëve më të zeza se asnjë pushtues tjetër. Se asnjë pushtues tjetër i egër. Dhe tani, kur kërkohet të japë hesape, se ato, duhet të jemi të sinqertë, aty në rastin e tunelit të Llogarasë, Lubia që nuk ka pasur kombi një të dytë si ajo përveç Edi Ramës, aty ajo është një shërbëtore e tij. Ajo ka firmosur ato që i ka thënë ai. Ndaj dhe ky është kaq i angazhuar për mbrojtjen. U them unë ju, kur i thanë asaj, u ofrua, do u ndihmoj, do ndërhyj pak në Gjykatë Kushtetuese, jo, tha, ta zgjidhë ai vetë. E ka kapur për fyti ai atë. Kështu që, tani ajo masa ishte lehtësim. Por ata e gjykuan në atë mënyrë.

Ishte traumatike, po në vitin 2011, kur Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar 29 herë nga Edi Rama dhe Filip Çakulli në zyrë, as priti kërkesën e prokurorisë, as 21 janarin, më 14 janar më erdhi në zyrë, më tha unë do jap dorëheqjen, unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë. Ky ishte standardi. Kush mund të mendonte të mbronte një njeri në një rast të tillë. Kurse këtij i ka dalë fatura 97 milionë euro e tunelit të Llogarasë dhe nuk e lëshon, sepse ajo e merr me vete. Ajo i ka thënë unë të marr me vete ty. Dhe e merr me vete. Koha do e provojë se ajo e merr me vete atë. Sot nxora vetëm një mesazh, jo për Llogaranë, por për këto lotet. Aty thoshte e ka urdhëruar Rama, ia ka dhënë Rama atij. Prandaj shkonte Unaza, lotet që kemi ndërtuar ne janë me 4 milionë euro dhe janë 8 km, lotet e tyre janë me 17 milionë euro." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj