LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Presim mbështetje të re nga PPE. Jam i shqetësuar për të sëmurët e izoluar pa mjekim në juglindje

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka asgjësuar sistemin e drejtësisë.

25 Shkurt 2026, 12:44 Nga E.d
Berisha: Presim mbështetje të re nga PPE. Jam i shqetësuar
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës të PPE, se opozita pret mbështetje të re nga ta. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka asgjësuar sistemin e drejtësisë.

Lideri i opozitës tha se me qëndrimet e tij u ka faktuar të gjithë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se është një hajdut i paskrupullt dhe se është në përpëlitjet e fundit për të mbrojtur vjedhjet e tij. Kryedemokrati u ndal edhe tek prishja e rrugëve në juglindje, për të cilën tha se janë shumë të sëmurë që e kanë procedurën e mjekimit të sëmundjes së tyre në Tiranë.

Elda Menga: Çfarë prisni nga ky mision z. Berisha në përfundim të gjithë punës së kryer në Tiranë?

Sali Berisha: Nga ky mision i rëndësishëm presim një përpjekje të re të madhe. Njëherë presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë rekomandime, ne jemi anëtarë. Por ne presim njëkohësisht edhe një mbështetje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë. Pra, këto janë pretendimet tona, pa hyrë në detaje. Natyrisht, vijnë në një kohë shumë kritike, kur Edi Rama faktikisht ose de facto asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, gjë që është themelore në kuptimin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë që vjedhin qytetarët.

Edi Rama po mbron veten e tij, po paraqitet sikur po mbron Lubinë, e falënderon që pranoi refuzimin e dorëheqjes nga Rama, por ai ka faktuar me qëndrimet e tij të gjithë shqiptarëve, u ka faktuar të gjithë komunitetit ndërkombëtar se është një hajdut i paskrupullt dhe se është në përpëlitjet e fundit për të mbrojtur vjedhjet, plaçkitjet që ka bërë. Nuk ka më asgjë që fsheh këtë dëm të tmerrshëm që ai i ka bërë Shqipërisë në këto vite. Kjo që shihni ju me të gjitha rrugët e ndërtuara prej tyre të çara, të shkatërruara, është dëshmi e dështimit të plotë, total për shkak të vjedhjes të të gjitha investimeve.

Por meqë jam tek rrugët, unë kam shqetësimin më të madh për dhjetëra dhe qindra të sëmurë të zonës juglindore, të cilët anë procedurat e mjekimit në Tiranë se procedurat janë të centralizuara, dhe që sot mbeten pa mjekim pasi Edi Rama për vete udhëton me dy helikopterë në vend që të dërgojë helikopterët, të marrë çdo të sëmurë, t’i shtrojë këtu, t’i mbajë në hotel për kohën që nuk funksionon rruga dhe të garantojë mjekimin e tij. Por ky nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë dhe është në njëfarë mënyre një krim i rëndë. Nuk janë pak, janë shumë të sëmurë që e kanë procedurën e mjekimit të sëmundjes së tyre në Tiranë. E kryejnë vetëm në Tiranë./Dosja.al

sali berisha ppe pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj