LIVE UPDATES
Politike

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Gjatë një deklarate për median, Berisha u shpreh se ky është një dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile për dënimin penal të Irena Gjokës.

3 Nëntor 2025, 10:30 Nga E.d
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Greqisë ka lëshuar një vërtetim, i cili thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka hyrë në territorin grek me vizë të falsifikuar.

Gjatë një deklarate për mediat nga SPAK, Berisha u shpreh se ky është një dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile për dënimin penal të Irena Gjokës. Nga ambientet e jashtme të SPAK, Kryedemokratit akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili sipas tij fsheh dokumentin që vërteton ekspulset e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi. 

"Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara. Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi. Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon: Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj. 

Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët. Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar. Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini. Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha spak irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj