Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Sipas tij, Rama gjithçka e ka bazuar në mashtrimin.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se trungu i kësaj proteste është një e vërtetë e madhe, pasi është një regjim i kalbur për të cilin qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u ka kërkuar qytetarëve që ti drejtojnë një pyetje Edi Ramës, për ta pyetur se sa hektarë ka në Zvërnec dhe a është bashkëaksioner me Agaçin në hektarët e rrëmbyer.
Sipas tij, Rama gjithçka e ka bazuar në mashtrimin.
Dritan Çaushaj: Përse bëhen protagonistë në protestë sorosianët dhe neomarksistët e egër? Demokracia në vendin tonë e ka sulmuar pa pushim komunizmi, në forma nga më të ndryshmet deri në revolucionin komunist në 97. Këto 13 vite u instalua një organizatë marksiste me financime nga Sorosi. Politika e Rama-Durrës ishte dhe është: shkatërroi votën e lirë, shkatërroi institucionet demokratike dhe korrupsioni në majat e tij, sa duhet një qeveri antikorrupsion, jo një ministri. Mënyra rezultative për të mbajtur ishte dhe është sulmo opozitën, kompromenton mediat, kompromenton ndërkombëtarët. Në këtë protestë valëviten simbolet komuniste, hidhen parrulla kundër Partisë Demokratike. Kjo protestë duhet të ruhet nga këto fenomene, të mos përfundojë si një lëvizje çartiste.
Sali Berisha: I dashur mik, shqetësimet që ti ngre bazohen në shfaqje të kësaj proteste, por ajo çka unë do t'u këshilloja miqësisht, nuk duhet që gjethet të na pengojnë për të parë trungun. Trungu i kësaj proteste është një e vërtetë e madhe. Është një regjim i kalbur për të cilin qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë. I I dashur mik, përfytyroje veten për një moment banor të Zvërnecit. Erresh në darkë në shtëpinë tënde dhe zgjohesh në mëngjes dhe gjen gardhin me tela me gjëmba si në kampin më të egër të përqendrimit. A mund ta imagjinosh? A ka shpjegim? Dhe ky burrec, se është burrec, i ka dërguar, menjëherë i ka dërguar gazetarët mesazh, i kanë thënë: 'Zoti Rama ç'bëhet kjo, si ka mundësi?'. S'ka kthyer asnjë përgjigje. Tani do të lajë duart si Pilati, që 'unë s'dija, s'isha', a diçka e tillë. Pra, së pari.
Së dyti... në çdo hap, po të bëj një pyetje ju: a keni gjetur ti në këtë proces qoftë dhe dritaren më minimale të transparencës? Edi Rama gjithçka e ka bazuar në mashtrimin. Së treti, bëji një pyetje Edi Ramës. Edi Rama, çfarë deshe ti që çove Agaçin dhe Agaçion aty? Thuaju shqiptarëve sa hektarë ka blerë Engjëll Agaçi dhe ti je gjë aksioner, në zonën e ngjitur aty. Je gjë aksioner me Engjëll Agaçin në ato qindra hektarë që ka rrëmbyer Engjëll Agaçi? Je gjë aksioner ti në hektarët e Don Agaçios? E di ti që kishte një hetim njëvjeçar edhe për Arubën, dhe ndërkombëtar për Arubën? Çfarë pazaresh u bënë në Aruba? Dhe ja u the ti investitorëve strategjikë se ka një hetim dhe për një aferë të tmerrshme aty?
Tani, sigurisht qëndron ajo që thotë ai. Aty në qoftë se korpusi pra, është një korpus në kuptimin absolut patriotik dhe po lufton për demokraci, gjethe të opozitës... të atyre që përpiqen të nxjerrin gështenja me duart e të tjerëve që janë të damkosur si marksist-leninistë të njohur dhe përpiqen të manipulojnë një protestë të tërë të kthejnë bërtasin që s'do jetë politike, atëherë këto janë krejtësisht të pavlera dhe ne nuk duhet të intimidohemi përkundrazi.
Demokratët kanë marrë, do marrin pjesë dhe do mbështesin çdo protestë të drejtë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, pa asnjë lloj kompleksi. Po, dua ta them këtu, kam kërkuar deputetëve dhe drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike në respekt të deklarimit të protestës si një protestë qytetare që të mos shkojnë aty për të bërë lajme se protesta po tentohet të akaparohet. Forca politike e mbështet kudo në Tiranë dhe në rrethe. Demokratët kanë qenë të pranishëm dhe do jenë të pranishëm si qytetarë. Natyrisht, kauza e shpallur e largimit të qeverisë dhe vendimet pasuese janë kauzë që i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Partia Demokratike dhe i mbështet plotësisht./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të kërkesave t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka futur në kurth vajzën dhe dh&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e qytetarëve , të cilët po ...
Foto ilustruse KOSOVA- Në Kosovë zhvillohet këtë të diel (07.06) zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare, t&eu...
Foto ilustruse LUSHNJE- Ditën e sotme anëtarësia e Partisë Demokratike në degën e Lushnjës do të votojë pë...
Ina Zhupa TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit ...
Foto ilustruse KOSOVA- Ditën e sotme ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës nga diaspora. Të gji...
Sali Berisha DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunim...
Foto ilustruse TIRANË- Regjisori, aktori dhe producenti shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një nga programet më të ndjekura në Brita...