Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se nga këto sulme, PD ka festuar vitet e fundit në kushte të vështira.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe George Soros e shpallën non-grata, por sot narko shteti i tyre po shkërmoqet. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se nga këto sulme, PD ka festuar vitet e fundit në kushte të vështira. Ai tha se ky përvjetor i themelimit të Partisë Demokratike është më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat, sepse ajo që partia ka arritur është shumë.
Berisha deklaroi se 7 rezoluta ndërkombëtare denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës, narkoshtetin e tij dhe lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës. Ndërsa shtoi, se mbështesin pa kushte Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Në fund, Berisha tha se mbështetja që Edi Rama gëzonte nga mafia më e rrezikshme e planetit, George Soros, po bie me shpejtësi.
"Vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat që ka kaluar forca jonë politike. Siç thashë dhe më parë. Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar dot sulmeve të padrejta që na u bënë. Nga këto sulme, ditëlindjet që forca jonë politike ka festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira. Disa herë, e keni festuar 11 dhjetorin pa simbolet e partisë. Një herë tjetër në kushte që po arrestohej kryetari i saj. Por pas këtyre viteve të vështira, më duhet të them se para nesh, ky përvjetor i themelimit të Partisë Demokratike është më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat, sepse ajo që ne kemi arritur është shumë dhe nuk është pak. Le të marrim ku jemi sot dhe ku ishim vitet e fundit. Në mënyrën më kriminale, na kishin grabitur simbolet e partisë. Sot flamuri ynë është më sovran se kurrë. Dhe Partia Demokratike është e demokratëve.
Na kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive të mafies ndërkombëtare. Sot, lideri juaj është zëvendëspresident i organizatës më të madhe ndërkombëtare të partive të djathtë, të djathta dhe qendrës së djathtë. Deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na bënë. Sot 7 rezoluta ndërkombëtare që denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës, narkoshtetin e tij, lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës dhe mbështesin pa kushte Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Edi Rama, George Soros dhe mafia e tij shpallën ‘non grata’ Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike për arrestimin e tij. Por sot, ai që mori vendimin, lavdi Zotit, është shpallur ‘non grata’ në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara dhe të planetit.
Na treguan barin, por sot, personat që treguan barin u pensionuan para kohe dhe hetohen për korrupsion. Por më e rëndësishmja miq, sot narko-shteti është duke u shkërmoqur. Mbështetja që Edi Rama gëzonte nga mafia më e rrezikshme e planetit, George Soros, po bie me shpejtësi. Asnjë urim nuk ka marrë nga Shtetet e Bashkuara Edi Rama. E gjithë Rilindja ka rënë. Qeshte Lubia. Një vit më parë kur unë i thoja në parlament se do kesh fatin e Lali Vjedhësit, ndërsa tani nuk futet dot në parlament. Sot e them këtu para jush, Edi Rama, pas Lubisë, e ke radhën ti!" tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të PD-së ka kujtuar vitet e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshë...
Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se Endri Shabani është ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD është nga ato më të paktat parti t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite gjatë ceremonisë...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, mbajti fjalën e saj në nisjes të ceremo...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar mbrëmjen e sotme kund&eum...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar, pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK. Me anë të një postimi n...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta është&nbs...