Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Ai kritikoi gjithashtu raportin e paraqitur për reformën administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë të paligjshëm.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se u paraqit në seancën plenare për të urdhëruar ndërprerjen e debatit në Kuvend, duke pretenduar se diskutimet po nxirrnin në pah të vërteta që mazhoranca nuk dëshironte të debatoheshin. Ai kritikoi gjithashtu raportin e paraqitur për reformën administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë të paligjshëm.
Berisha deklaroi se, sipas burimeve që i cilësoi të besueshme, reforma parashikon shkrirjen e 10 deri në 20 bashkive. Ai u shpreh kundër asaj që e quajti “bashkim elektoral” të njësive vendore, duke e cilësuar një veprim të dënueshëm, ndërsa theksoi se reforma duhet të respektojë interesat e qytetarëve dhe të bazohet në kritere ligjore, jo politike.
NJOFTIM PËR MEDIA
Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend. Bashkime elektorale janë absolutisht të dënueshme dhe të gjitha këto po ndodhin
*Pse mendoni se erdhi zoti Rama sot në seancë?*
*Sali Berisha:* Sepse donte që të ndërpriste, të urdhëronte ndërprerjen e menjëhershme të debatit.
E pa që debati po u nxjerr para shqiptarëve të vërtetën, si për qëndrimin e tyre ndaj protestës, ku ju e dëgjuat, zëdhënësi i tij bëri fjalë për terroristë në mënyrë të paimagjinueshme, të pakonceptueshme për protestuesit paqësorë.
Nga ana tjetër, projekti për reformën ne qëndruam vendosmërisht për respektimin e ligjit, sepse raporti që paraqet Mazniku, është absolutisht i paligjshëm, mbasi ai raport nuk është paraqitur dhe nuk është diskutuar në komisionin e reformës. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, me pasoja shumë të rënda për vendin.
*Zoti Berisha, kur ju thoni se do shkrihen 20 bashki, e keni parë hartën e socialistëve?*
*Sali Berisha:* Unë po ju them këto të dhëna i kam nga burime plotësisht të besueshme. Janë burime të sigurta thjesht që për këto që citova, janë burime të besueshme. Janë ruajtur, dhe më vjen shumë mirë që janë ruajtur, të gjitha bashkitë e minoriteteve.
Por kjo nuk do të thotë që të injorohen interesat e qytetarëve jo-minoritarë. Jam plotësisht dakord për përfilljen e sensibiliteteve të tyre, por jam dakord dhe insistoj që komuna të reja duhet të jenë krijuar patjetër. Bashkime elektorale janë absolutisht të dënueshme dhe të gjitha këto po ndodhin.
*Rezulton se bashkitë e shkurtuara, janë ato që në reformën e 2014-ës iu lanë LSI-së, ka një narrativë që dëgjohet nga mazhoranca se do shkurtohen...*
*Sali Berisha:* Jo, në reformën e 2014-ës, nga ajo reformë pakësohen edhe 10 gjer në 20 bashki. Kjo është që ta dini domethënë.
*Kam edhe një pyetje. Pse u shmangët përballjes me Edi Ramën? Të gjithë deputetët tuaj u ngritën, ju qëndruat në karrigen tuaj.*
*Sali Berisha:* Nuk kishte një përballje, deputetët nuk ishin për shkak të Edi Ramës aty siç e pe. Deputetët ishin për shkak të reformës.
Deputetët ishin aty në mbështetje të bashkëkryetarit nga ana jonë të komisionit të reformës, Luçiano Boçi, i cili kërkonte fjalën për t'u shpjeguar shqiptarëve qëndrimet e tij si bashkëkryetar ose si kryetar komisioni nga opozita.
Faleminderit.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT
PARTIA DEMOKRATIKE./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama për shkak të projektit të tij ...
Kuvendi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e ...
Pamje TIRANA- Seanca plenare është rikthyer në Kuvend, ku ndonëse kaloi në 5 minuta pushim kaosi dhe tensionet janë rikthyer....
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest në burg' për ish-minis...
Pamje nga seanca TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është paraqitur në këtë seancë plenare, ndërsa mazhoranca ...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka përfunduar seancën plenare ditën e sotme me kërkesë të kreut të grupit socialist Ta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend ditën e sotme, pas përfundimit të protestës jasht&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend, ku i është bashkuar seancës plena...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi deklaroi se protestat kanë qenë paq&eum...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi se mazhoranca po vepron në kundërshtim me Kushtetut&eum...