Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, sukseset e Shqipërisë me Edi Ramën janë mashtrimi më i madh.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeminstri Rama po e kthen integrimin mbrapa në vitin 1992 për të mbrojtur veten e tij. Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, sukseset e Shqipërisë me Edi Ramën janë mashtrimi më i madh.
Ndër të tjera, kryedemokrati theksoi se, garanton integrimin e Shqiperisë në BE, por në një rrugë pa mashtrime dhe lobime mashtruese.
"De facto pra, Edi Rama po shkon drejt fundi të tij të merituar. Mirëpo, siç bëjnë të ditur mediat, sepse nuk ka njoftime, por mediat që u referohen burimeve zyrtare ndërkombëtare, atij i komunikohet se ky qëndrim është aq i rëndë dhe i papajtueshëm me shtetin ligjor, me Kushtetutën, me standardet evropiane, saqë do të provokojë zhbërjën e plotë të procesit të integrimit me Shqipërinë.
Kthimin mbrapa të këtij procesi në vitin 1992 kur u firmos marrëveshja tregtare. Akt, i cili nuk është ndërmarrë kurrë ndaj një vendi. Nuk është ndërmarrë sepse nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në historinë 76-vjeçare të BE një rast i vetëm i ngjashëm me Edi ramin dhe Lubi Ballukun. Asnjë. U rikujtoj këtu një moment. Një prokurore speciale e Rumanisë, e cila në dallim nga mashtrimet e paskrupullta dhe banale që bën Edi Rama se nuk ka pasur pezullime, ka pezulluar jo një, por disa ministra. Dhe kur ajo përgatiti dosjen e pezullimit të kryeministrit rumun, ai e mori vesh dhe dha dorëheqjen. Pezullim ministrash, siç ua kam faktuar me emër, mbiemër, me data e të gjitha kanë ndodhur me dhjetëra raste në Europë, në Azi dhe në botë.
Pra, Edi Rama po mbron veten e tij. Po mbron veten e tij dhe po ndëshkon Shqipërinë në mënyrën më ekzemplare. Por sot meqë është kjo ditë, dhe ai kërcënonte Europën duke deklaruar se ne dhe vetëm ne jemi perspektiva evropiane e shqiptarëve, mashtrim i madh, unë deklaroj sot atë që kam deklaruar prej 2-3 vitesh me dhjetëra herë. Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht të procesit të integrimit. Sukseset e Shqipërisë me Edi Ramën janë mashtrimi më i madh.
Shqipëria plotëson kushtin gjeostrategjik, i cili është një kusht i rëndësishëm.
Por duke thënë këtë, garantoj partnerët tanë, garantoj BE-në se PD ka objektivin e saj më madhor integrimin e Shqipërisë në Europë. Por, në një rrugë tjetër. Asnjëherë me mashtrime dhe lobimet mashtruese, gjithçka në meritën, performancën dhe meritën. Kurrë nuk kemi ndjekur rrugë tjetër dhe ajo ka qenë rruga e suksesit. Ne kemi plotësuar për MSA-në dhe ajo është firmosur, është votuar në të gjitha parlamentet e BE, diku me ndonjë hezitim, diku me ndonjë vonesë, diku shumë shpejt, por ne kemi pasur argumente pse ne e meritojmë MSA-në. Ne nuk iu lutëm askujt, absolutisht, për heqjen e vizave, jo. Përkundrazi, ne të gjitha kancelarive të vendeve të BE, kishim një mesazh: të nderuar zotërinj, zonjë, ne kërkojmë nga ju që në vendimin që do merrni, ta bazoni ose në një mision tuaj në Shqipëri, nëse janë plotësuar kushtet apo jo për heqjen e vizave, sepse ishin nja 120 kërkesa, ose të sjellim ne, përfaqësuesit tanë t’u brifojnë ju për këtë. Dhe kjo ka funksionuar në mënyrë më serioze.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- E penduara e drejtësisë në dosjen Veliaj Adela Kondakçiu është paraqitur në Prokurorinë e Posa&cce...
Sali berisha "Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më saktë mosvendimit të kësaj gjykate, për të hequr pezullimin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot ndërhyrje në legjislacion për të mbrojtur qeverinë nga masat...
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim &cc...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në SPAK. Ende nuk dihet shkaku konkret që biznesmeni...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtar...
TIRANË- Diskutimet e brendshme në mbledhjen e grupit socialist po bëhen publike. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qen&...
Ram Geci TIRANË- Biznesmeni Ram Geci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Mësohet se bizn...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Nis gjyqi për çështjen “Partizani”. Jamarbër Malltezi ka nisur lexim...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme në Bruksel ditën e sotme. Në orën 14:00 Rama do ud...