LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë! Kryetarët e bashkive të djathta do të zbatojnë kushtetutën, jo porositë e partisë

Berisha u shpreh se Rama është njeri i pangopur dhe do të ketë në dorë çdo pushtet.

14 Korrik 2025, 13:26 Nga N.F
Berisha: Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë! Kryetarët e
Foto

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë. Berisha u shpreh se Rama është njeri i pangopur dhe do të ketë në dorë çdo pushtet.

Ai shtoi se kryetarët e Bashkive të djathta, qëndrimin e tyre duhet ta bazojnë në kushtetutën dhe ligjet e kartën e autonomisë, aspak në udhëzimet e partisë.

"Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Por problemi është këtu, lexoni, duket se ndiqni ato media që censurojnë opozitën. Mediat e tjera kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari. Së dyti, ajo që bën Ramduro vetëm fakton edhe njëherë se për të kushtetuta nuk ekziston. Se për të detyrimi që rrjedh nga Karta Europiane Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, për Shqipërinë si vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk ekziston. Se ky njeri i pangopur don të ketë çdo pushtet në këtë vend dhe sillet tani si kryetari i bashkisë së Shqipërisë, jo vetëm si kryeministër.

E di që karrigia e tij qëndron mbi krimin dhe nuk ka asnjë legjitimet, por tani hiqet dhe kryetar i bashkisë së Shqipërisë... ... Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat. Ky bir xhelati që i përket njërit prej xhelatëve të diktaturës komuniste, njeriu që firmosi varjen e Havzi Nelës, ka tmerr fjalën demokrat, se i përmbysi pushtetin e etërve.

Nuk e harron Edi Rama 20 shkurtin, kur u transportua me urgjencë me autoblindë në tunelet e diktaturës, nga frika. Nuk i harron këto ai, prandaj i tha aty me urrejtje, ti je demokrat tha.
Po i tha... ...Kryetarët e Bashkive të djathta, qëndrimin e tyre duhet ta bazojnë në kushtetutën dhe ligjet e kartën e autonomisë, aspak në udhëzimet e partisë.

Kushtetuta, Karta Europiane e Autonomisë Lokale dhe ligji për qeverisjen vendore, mbizotërojnë mbi udhëzimet partiake, dhe ata do ti zbatojnë ato. Kjo është e gjitha. Edi Rama don të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë, të marrë edhe atë pushtet që kanë, ndaj dhe ka shpërthyer në urrejtje të madhe ndaj bashkiakëve, ndaj administratorëve, ndaj këtyre dhe atyre. Natyrisht këtu nuk ka asgjë të re. Është një njeri që ka gjithë pushtetet në duart e tij dhe do ti ushtrojë ato në mënyrë më antikushtetuese," tha ai.

rama berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj