LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues për të mbrojtur veten

Sipas kreut të PD, kryeministri po sfidon hapur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke krijuar “barriera speciale” për të mbrojtur veten nga hetimet.

18 Shkurt 2026, 13:04 Nga I.A
Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të ndikuar mbi Gjykatën Kushtetuese. gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se situata në Shqipëri po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme, pasi Rama “po sillet si lopë e çmendur”.

Sipas kreut të PD, kryeministri po sfidon hapur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke krijuar “barriera speciale” për të mbrojtur veten nga hetimet.

"Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme.
Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen, plaçkitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit.

Ju do thoni pse unë them lopë e çmendur? Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Të dashur qytetarë dhe qytetare, në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes së tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetuese, i ka përfshirë edhe ata më mburojën e turpit ligjore ndaj pezullimit nga detyra. Po duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet. Pra, Kushtetuta për gjykatësin kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër për të ngjashëm, përfshi presidentin e Republikës, që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pezullueshëm për Kushtetutën.

Kushtetuta në frymën e saj, dhe ligji në zbërthim të Kushtetutës, nuk pranon pezullimin e të zgjedhurve direkt nga sovrani. Pra, çfarë bën Kushtetuta? Pse ligji e ndalon këtë? Sepse ligji i referohet frymës dhe nenit të sovranitetit kushtetues. Sovranitetit që buron nga populli. I zgjedhuri nga populli nuk pezullohet, kryeministri pezullohet sepse nuk zgjidhet nga populli. Atyre që mund të thonë, jo u them, ka kryeministra që zgjidhen direkt nga populli. Po. Ai ka emrin, kur bëhen zgjedhjet, kryeministri votohet direkt si kryeministër. Janë jo një, por disa vende të botës.

Kurse ky është i zgjedhur nga presidenti. Nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi. Ky po shkel Kushtetutën. Pra, e thashë edhe njëherë, duhet të jesh edhe njëherë si duhet të jesh si ai që të mos lexosh Kushtetutën. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se ai me çdo kusht kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues, të cilët nuk mund ta pranojnë kurrë një nen të tillë. Po si mund të pranojë gjykatësi kushtetues një nen të tillë, kur Kushtetuta thotë pezullohet?," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj