LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros, ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, këto lëvizje midis ekstremeve bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët.

21 Prill 2026, 12:52 Nga D.S
Berisha: Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se,  kryeminstri Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros, ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, këto lëvizje midis ekstremeve bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas tij, opozita është plotësisht dakord me Bordin e Paqes por jo me ata që kanë qëndrime, siç i quan Berisha, të 'kristalta antiamerikane'.

"Pse kjo? Së pari, samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij.
Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh.
Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian.
Jo, nuk ishte një samit pro-europian.
E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë?
Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë.
Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove.
More pjesë.
Je në panel.
Je në foto.
Kujt ia fsheh ti këtë?
Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq.
Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros.
Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët.
Çfarë tregon me këtë?
Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare.
Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu.
Dakord.
Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane.
Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata.
Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale.
Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde.
Kjo është fyerje, ky është përçmim.
Ky është turp!",tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama alex soros

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj