LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rasti Muça fakton drejtësinë me regji dhe Spakun vegël të Partisë

Po ashtu Berisha shkruan se vetëm 3 ditë pasi hyri në punë Muça ka shkarkuar në USB të dhënat e TIMS me qëllim eksportimin e tyre.

11 Prill 2024, 18:32 Nga I.A
Berisha: Rasti Muça fakton drejtësinë me regji dhe Spakun
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demmokratike Sali Berisha ka deklaruar se rasti i kreut të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muçës, fakton drejtësinë me regji. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se Muçën në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, e ka emëruar vetë Taulant Balla. Po ashtu Berisha shkruan se vetëm 3 ditë pasi hyri në punë Muça ka shkarkuar në USB të dhënat e TIMS me qëllim eksportimin e tyre. Berisha thekson se të dhënat e TIMS u vodhën për të ndërhyrë në sistem dhe për të zhdukur në gjurmët, datat, fotografitë e Taulant Ballës, Olsi Ramës në dhjetëra e qindra udhëtime të tyre në shoqërim të bosëve të trafikut të drogës.

Postimi i Plotë:

Të dashur miq, Taulant Balla politikani më i përfolur për lidhjet e tij me krimin, drogën, vetëm 5 ditë pas emërimit Ministër i Brendshëm, emëroi në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit Ervin Muça, cyber kriminelin e damkosur për hakerimin e tatimeve, kadastrës së shtetit, borderove të administratës shtetërore dhe jo shtetërore etj. Në atë kohë u tha se ky emërim u be me porosi direkt të Edi Ramës.

Vetëm tre ditë pas marrjes së detyrës, Ervin Muça kreu haptas dhe publikisht një nga krimet shtetërore më të rënda në fushën e sigurisë së shtetit shqiptar. Ervin Muça në kundërshtim flagrant me ligjin shkarkoi në USB të dhënat e TIMS me qëllim eksportimin e tyre. Këtë akt të pashembult Muça e kreu kryesisht me persona të kompanive private me qendër në Qipro, mbasi punonjësit përgjegjës për sistemin refuzuan të merrnin pjesë në këtë akt kriminal, ata dhanë dorëheqjen nga detyra dhe denoncuan po atë ditë këtë akt shumë të rëndë të drejtorit të sapo emëruar. Qëllimet më kryesore të këtij mega skandali dhe mega krimi të shëmtuar janë:

1-Eksporti i të dhënave sekrete të TIMS në Moskë dhe Beograd duke iu dhënë kështu mundësi armiqve të Shqipërisë të njihen me të gjitha hyrjet dhe daljet e punonjësve të partnerëve tanë të NATO-s në Shqipëri, identitetin e tyre, numrin e pasaportës, eventualisht targat e tyre, kohën e qendrimit etj.

2- Dorëzim i të dhënave të TIMS kundrejt miliona eurove grupeve dhe organizatave kriminale të lidhura me Ramën dhe Ballën për të patur të dhëna të plota për grupet rivale, vendndodhjen në Shqipëri ose jo të tyre.

3- Të dhënat e TIMS u vodhën për të ndërhyrë në sistem dhe për të zhdukur në TIMS gjurmët, datat, fotografitë e Taulant Ballës, Olsi Ramës në dhjetëra e qindra udhëtime të tyre në shoqërim të bosëve të trafikut të drogës si Edmond Bego, Pëllumb Gjoka, Genti Xhixha, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha etj., etj.

4- Të dhënat e TIMS u vodhën për të fshirë gjurmët e personave misteriozë në qindra udhëtime të ‘Ismailit’ bashkudhëtarë të Ramës dhe siç flitet edhe gjurmët e ngarkesave në baule të mëdha diplomatike të qindra udhëtimeve të tij brendia e të cilave është për t’u hetuar.

Pas zbulimit të këtij superskandali si për të demaskuar veten, reaguan njëri pas tjetrit të tre përgjegjësit kryesor Muça, Balla, Rama.

Me gjithë shqetësimin publik që shprehu përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA për këtë skandal me pasoja serioze për sigurinë e vendit. Muça deklaroi se ka zbatuar vetëm detyrën, Balla deklaroi e mashtroi se nuk ka patur asnjë shartësim apo rrjedhje kurse Rama u shpreh se fajin e ka Saliu dhe se: ‘Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe ska asnjë shqetësim’. Pas këtyre deklaratave çdo gjë u la në harresë, Spak ndonëse kishte të bënte me një krim shumë të rëndë shtetëror në fushën e sigurisë të kryer në bashkëpunim, pra që plotësonte çdo kusht për grup të strukturuar kriminal hap çështje penale kryesisht vetëm me urdhër të Partisë. Por pas krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për të përjashtuar çdo mundësi hetimi për Ramën dhe Ballën u vendos që çështja t’ju dërgohej për kompetencë Prokurorisë së Tiranës apo Prokurorisë Felaj duke dëshmuar kështu se kemi të bëjmë me një farsë të neveritshme gjyqësore që dëshmon plotësisht fytyrën reale të drejtësisë së re dhe kontrollin e plotë të saj nga Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj