LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

Berisha vlerësoi veprimin e qytetarëve që morën pjesë në protestat paqësore, duke thënë se ata kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha kancelaritë e Europës dhe të botës.

13 Shkurt 2026, 12:56 Nga I.A
Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke e cilësuar si një ndëshkim diplomatik. Berisha vlerësoi veprimin e qytetarëve që morën pjesë në protestat paqësore, duke thënë se ata kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha kancelaritë e Europës dhe të botës.

Ai shtoi se vendimi i organizatorëve të konferencës për të mos ftuar Ramën është një zhvillim pozitiv për opozitën shqiptare dhe për përpjekjet për rikthimin e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira.

"Pra është një rast për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i rezervuan Edi Ramës atë që meriton. Por një mirënjohje të pakufishme ndaj atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që u mblodhën në të katër anët e Shqipërisë në kryengritjen e tyre paqësore për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre për aktet, vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe aktet e tjera, në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe të botës. Një situatë të tillë, duhet të garantoj, se është nga më të papërsëriturat në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Është ndër më të papërsëriturat. Nuk ka ndodhur kurrë që një vendi anëtar të NATO-s, t’i mbyllen dyert në forumin e Davosit, të mos lejohet të shkojë.

Me gjithë faktin se kishte deklaruar se me nder të madh pranonte anëtarësinë e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Por i zoti i shtëpisë, iniciatori kryesor i këtij forumi, nuk donte të turpëronte sallën Edi Rama me praninë e tij. Dhe ai mbeti pa ftesë. Por për t’i vënë kapak damkosjes së njeriut që përdor mandatet e krimit për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, vjedhjet e tij, për t’i vënë kapak ndëshkimit diplomatik dhe politik të hajdutit që përdor Lubinë si parzmore për mbrojtjen e vet, është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë ndër më të rëndësishmit të sigurisë në Europë dhe në botë.

Pra, natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama, por unë u them se ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinën gabimisht protokolli kishte vendosur edhe emrin e Edi Ramës, se do ishte. Por dikush u kujtua dhe shkoi dhe e hoqi dhe atë, dhe Edi Rama nuk shkon dot në Mynih. Është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për përpjekjen e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ata, të cilët sulmojnë Sali Berishën se po njollos, sipas tyre Shqipërinë, u them puthuni me Dash Sulën, se Sali Berisha po mbron interesat e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari që e do Shqipërinë, e çdo qytetari që shikon të ardhmen e tij në vendin e tij. Çdo shqiptari që do familjen e tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj