Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kurrë më parë nuk është regjistruar një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpopullimi masiv është një goditje ekzistenciale dhe se duhet një platformë e menjëherëshme, që vendi mos shkojë drejt zhdukjes. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kurrë më parë nuk është regjistruar një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.
Lideri i opozitës tha se lindshmëria në Shqipëri sot është e barabartë me lindshmërinë, kur shqiptarët ishin 700 mijë banorë, 100 vite më parë. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se vendit i duhet vendosja e një platforme, e cila mund të shënojë kthesën e treguesve demografikë të popullit shqiptar.
Në fund, ai tha se nga viti 2018 deri më sot, vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet, ndërsa theksoi se vendi ka shkuar drejt largimeve masive.
"Shpopullimi masiv i Shqipërisë përbën goditjen më të rëndë ekzistenciale që kombi shqiptar ka marrë në tërë historinë e tij të gjatë. Kurrë ndonjëherë, treguesit themelorë të popullsisë të këtij vendi, nuk kanë rënë brenda 10 viteve një shekull. Nuk është regjistruar kurrë një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Eid Ramës 2014-2024. Lindshmëria në Shqipëri sot është e barabartë me lindshmërinë që kishte kur shqiptarët ishin 700 mijë banorë, 100 vite më parë. Jam ndalur shumë herë në këtë akt të planifikuar që përbën një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi i tyre.
Konventa e OKB, neni 3 i saj, shpall këtë rrethanë si një rrethanë të gjenocidit të heshtur, paqësor që mund të ushtrohet ndaj një populli. Ky gjenocid tejkalon në përmasat e veta çdo lloj katastrofë demografike që shqiptarët kanë përjetuar nga Mesjeta gjer sot, qoftë nga pushtimet, qoftë nga epidemitë e murtajës dhe epidemitë e tjera të rënda. Sot është emergjencë absolute vendosja e një platforme, e cila të mund të shënojë kthesën e treguesve demografikë të popullit shqiptar, në mënyrë që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes të pashmangshme me këto tregues që ka sot. Nga viti 2018 gjer sot, vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet. Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi, boshatisja e Shqipërisë është e garantuar."tha Berisha./Dosja.al
Adriatik Lapaj TIRANA- Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të policisë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot të flasë me krenari për projektet me kompaninë izraelite të pezullu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kthyer në një vend që reformat nuk janë...
Qendra në Gjadër ITALI- Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri. ...
Adriatik Lapaj TIRANË- Policia ka kallëzuar në prokurori kreun e 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapajn për protestën q&...
Gjadri ITALI- Raporti i fundit i 'Fondacionit Migrantes' mbi të drejtën e azilit nxjerr në pah një çështje tashmë vend...
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook, një video të...
Lapaj para Kryeministrisë TIRANA- Kryetari i 'Lëvizja Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj vijon grevën e tij para Kryeministris&...
Diella, Rama RUSI- Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, u bë pjesë e një incidenti të pazakon...
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot nen për nen projektbuxhetin e vit...