Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në tryezën e organizuar nga departamenti ‘Brain Gain’, Berisha tha se, nuk ka kryer kush një plaçkë të tillë ndaj shqiptarëve
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se pasi Rama ka vendosur të shkatërrojë Portin e Durrësit, shqiptarët tani duhet të paguajnë 1.2 miliardë euro për të ndërtuar një 'port kotec' në Porto Romano.
Në tryezën e organizuar nga departamenti ‘Brain Gain’, Berisha tha se, nuk ka kryer kush një plaçkë të tillë ndaj shqiptarëve. Sipas tij , kjo qeveri shkel interesa jetike dhe strategjike të shqiptarëve.
Pjesën nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
"Tani porti i ri do të ndërtohet nga paratë publike, nga taksat e qytetarëve.
Pra, përveçse plaçkiten shqiptarët me një vlerë që shkon rreth 4 miliardë euro porti, me territorin e me të gjithë e të gjitha, duhet të paguajnë edhe 1 miliardë euro nga taksat e tyre për të ndërtuar një port kotec, një port sa 1/4 e portit ekzistues, të cilit në vitin 2013, ne e lamë projektin dhe kompanitë e mëdha të kontraktuara për ta thelluar, për ta thelluar në masën që të pranonte anije 50.000 tonshe.
Dhe ishte kompani nga më të fuqishmet gjermane e porteve që kishte fituar tenderin dhe që do të kryente punimet.
Tani, pra duhet që shqiptarët jo vetëm të dorëzojnë Edi Ramës për Dubain e tij të 1001 netëve, portin e Durrësit, por duhet të paguajnë edhe 1 miliardë euro ose dhe më shumë, 1.2 miliardë euro për të ndërtuar një port kotec sa 1/4 e portit të Durrësit në Porto Romano.
Nuk ka, e kam, e kam deklaruar dhe e deklaroj se kjo është një çështje, një rëndësie kombëtare të jashtëzakonshme.
Nuk ka kryer kush një vjedhje të tillë, një plaçkë të tillë ndaj shqiptarëve, asnjë pushtues, asnjë perandori, as kërkush tjetër. Nuk ka shkelmuar kush si kjo qeveri interesa jetike strategjike të shqiptarëve.
Ai port, porti i parashikuar për të qenë një nyje e fuqishme transporti, zhvillimi, lidhje, ai shndërrohet në një grykë shisheje, me 1/4 e kapacitetit të portit ekzistues. Dhe është pa diskutim, afera korruptive më e madhe sot në Evropë, ose më gjerë.
Nuk besoj në botë të ketë një aferë të tillë korruptive si kjo. Ndaj dhe e konsiderova dhe e mirëprita nismën për t'iu rikthyer përsëri këtij problemi madhor, për të debatuar së bashku, në mënyrë që të bëjmë të vetëdijshëm shqiptarët se ç'po ndodh, ç'po ndodh me njërin nga, me pasurinë e tyre publike më të madhe, por dhe më strategjike që ato kanë.
Ju falënderoj për, për nismën, për materialin që keni përgatitur, dhe për praninë këtu.
Përsëri deklaroj se ne do bëjmë gjithçka për ta mbajtur si çështje, si çështje të rëndësisë kombëtare çështjen e portit të Durrësit", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se do të zhdukë portin e Durrësit p&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe rëndësin&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ku pret...
Lefter Koka TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli, ndo...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas mesazheve të publikuara nga deputeti demokrat, Belind Kë...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh nga ministri i J...
Foto ilustruse FRANCA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian për strategjinë ndaj Rusisë. Sipas tij, Europa p...
Ilir Beqaj TIRANË- Ermal Yzeiraj avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt ka publikuar një letër ...
Foto nga takimi TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew&nb...
Foto ilustruse TIRANË- Avokatët e Erjon Veliajt kanë reaguar pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit. Për...