LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani! Ne kemi vendosur një politikë demografike shumë të fortë

Berisha teksa fliste për planin e PD-së tha se ata kanë vendosur një politikë demografike shumë të fortë. Sipas tij PD do japë bonus për fëmijën e parë 70 euro, ndërsa për fëmijën e dytë, 60 euro.

23 Prill 2025, 11:47 Nga N.F
Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për burrat. Berisha u shoreh se fushata e Tamës është pa frut dhe se kërkon se si të kalojë nga një ditë në tjetrën me skandale të mëdha.

Ai theksoi se duhet injoruar narrativa e Ramës dhe se ai flet si Nuredin Dumani. Berisha teksa fliste për planin e PD-së tha se ata kanë vendosur një politikë demografike shumë të fortë. Sipas tij PD do japë bonus për fëmijën e parë 70 euro, ndërsa për fëmijën e dytë, 60 euro. Ai shtoi se për fëmijën e tretë bonueset do jenë nga lindja deri në 23 vjeç. Berisha theksoi se do të jenë të gjitha shpenzimet e shtetit. 

"Ju e shihni, fushata e tij është një fushatë pa frut, pa asgjë. Një fushatë me të cilën kërkon se si të kalojë nga një ditë në tjetrën me skandale të mëdha. Një fushatë që kërkon të evokojë ose të lundrojë në përroin frojdian, por që nuk ka asgjë njerëzore, asgjë humane. Një njeri që po bën kryefjali një javë rresht, po të ikin burrat një muaj dhe po të ikin gratë një muaj... Problemi është se këto qenkan problemet e familjeve shqiptare, këto qenkan problemet e familjeve shqiptare sot?
Po çfarë problemi është po të ikë një muaj ky, po të ikë një muaj ai. Ata kanë problem në radhë të parë mirëqenien, shkollimin e fëmijëve, sigurinë e fëmijëve.

Një zonjë e re në Krujë më tha: çfarë do bëni ju për fëmijët Doktor, se unë këtu kam dy fëmijë, nuk ka kopsht, ka gjithsej vetëm dy kopshte në Krujë. Pra, familje që detyrohen të përcjellin anëtarët e vet jashtë shtetit se nuk ka punë, nuk kanë ushqim, nuk u mjaftojnë të ardhurat.
Familje që konstatojnë se shkollat po degradojnë dhe se niveli i dijeve të fëmijëve të tyre në vend që të rritet, vetëm bie. Kjo është e vërteta. Familje që pakësohën, pakësohen dhe vetëm pakësohen. Unë isha dje në Korçë. Cilat ishin shifrat për Ersekën? Erseka ka qenë 27 mijë banorë në vitin 2013. Erseka ka mbetur me 7 mijë banorë. Një largim masiv. Dhe këta 7 mijë, e kuptoni vetë, po t’u bësh mesataren e moshës, del moshë tejet e thyer. Erseka ka pasur vetëm një lindje në vitin 2023, qyteti.

Dhe asnjë fjalë nuk thuhet për këtë. Ne kemi vendosur një politikë demografike shumë të fortë. Ne do japim bonus për fëmijën e parë 70 euro. Bonus për fëmijën e dytë, 60 euro. Për fëmijën e tretë do jenë nga lindja gjer në 23 vjeç, të gjitha shpenzimet e shtetit. Po kështu fëmijën e katërt. Pra, do përpiqemi të trajtojmë me seriozitetin më të madh problemet e krijuara të familjes.
Kështu që unë ftoj të mos bien në narrativën e tij, ta injorojmë. Natyrisht, thashë edhe njëherë, ajo është një fushatë elektorale tallave, një fushatë elektorale banaliteti, bullizmi.Flet me gjuhë të fortish, si Nuredin Dumani në sallë të gjyqit. Pastaj kujtohet se shkel çdo normë dhe standard, tërhiqet për të vazhduar të nesërmen me të njëjtat terma. Të gjitha këto janë avantazhe për ne në kuptimin që qytetarët presin të dëgjojnë fjalën tonë, të dëgjojnë programin tonë. Ndaj dhe u falenderoj shumë për punën që bëni dhe u inkurajoj që këto dy javë, këto tre javë që kanë mbetur, të shumëfishojmë energjitë tona," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj