Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shton se takimi korrespondon me vendimin e paprecedentë të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok-ut. Sipas tij ky është një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin e Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar ditën e sotme në selinë e PD-së me ekspertin gjerman të komunikimit politik, Rene Falkner dhe koordinatoren pranë Fondacionit të CDU-së gjermane KAS, Klaudja Zerva. Berisha përmes një postimi në "Facebook"shkruan se Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore.
Berisha shton se takimi korrespondon me vendimin e paprecedentë të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok-ut. Sipas tij ky është një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin e Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve. Ai më tej thekson se Partia Demokratike angazhohet që pas 11 majit dhe ardhjes së saj në pushtet, do të rikthejë TikTok-un në Shqipëri duke mbrojtur shenjtërinë e lirisë së fjalës, si në mediat tradicionale dhe në veçanti në rrjetet sociale alternative.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të prisja në takim Z. Rene Falkner, ekspert gjerman i komunikimit politik si dhe Zj. Klaudja Zerva, koordinatore pranë Fondacionit të CDU-së gjermane Konrad Adenauer – KAS. Z. Falkner ka ardhur në Tiranë në kuadër të mbështetjes që KAS po i ofron Partisë Demokratike në ngritjen e kapaciteteve të saj. Si një ekspert i rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, Z. Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore.
U shpreha falënderimin më të thellë në emër të Partisë Demokratike ndihmës që KAS dhe CDU po ofrojnë në konsultimin e programit qeverisës së PD-së si dhe promovimin e praktikave më të mira europiane. Rastësi fatkeqe dhe provë e klimës autoritare që përjeton Shqipëria sot, vizita e Z.Falkner korrespondon me vendimin e paprecedentë të Edi Ramës në mbylljen e TikTok-ut. Një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin taleban të Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve.
Partia Demokratike angazhohet që pas 11 majit dhe ardhjes së saj në pushtet, do të rikthejë TikTok-un në Shqipëri duke mbrojtur shenjtërinë e lirisë së fjalës, si në mediat tradicionale dhe në veçanti në rrjetet sociale alternative.

Ilir Meta TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se Shqipër...
Arlind Qori TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok për 12 m...
Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se misioni i tij...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Partisë Social...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme për mbylljen e platformës TikTok n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook" për miratimin e marrë...
Bërnabiç SERBI- "Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare". Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuv...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga p&e...
foto ilustruese KOSOVË- Si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore, aktualish...